
Nxitimi për të kapur orarin e punës apo shkollës në mëngjes, shpesh nuk na jep mundësi që të konsumojmë vaktin.
Por a e dinit se vakti i mëngjesit është një nga më të rëndësishmit?
Hulumtuesit kanë treguar disa nga arsyet se pse konsumimi i vaktit të mëngjesit është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë.
Mëngjesi ju ndihmon të humbni peshë:
Nga shumë hulumtime tregohet që personat që nuk hanë mëngjes kanë rreth 50% më shumë gjasa për shtim në peshë.
Përmirëson performancën tuaj intelektuale:
Konsumimi i mëngjesit rrit koncentrimin dhe përmirëson kujtesën.
Ngrënja e mëngjesit riaktivizon metabolizmin:
Në mënyrë që sistemi juaj i metabolizmit të funksionojë sa më mirë, patjetër duhet të hani një mëngjes me shumë vitamina.
Redukton ankthin:
Nëse keni ngrënë një mëngjes të mirë, ju nuk do të keni shumë uri dhe kjo do të reduktojë ngrënjen e tepërt në drekë.
Përmirëson performancën tuaj atletike:
Mëngjesi përmban vitamina e nutrient, si rezultat ju keni shumë energji dhe jeni të gatshëm për ushtrime.
Parandalon rrezikun për disa sëmundje:
Konsumimi i rregullt i kësaj shujte ndihmon në parandalimin e diabetit dhe hipertensionit.
Përmirëson disponimin tuaj:
Është fakt, edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm, konsumimi i rregullt i një mëngjesi me nutrient e vitamina përmirëson disponimin.
Ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës:
Ngrënja e shëndetshme përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply