Menduat se mbaroi me kaq?! Marina dhe Geti na surprizojnë me momentet fantastike në dasmën e tyre (VIDEO)

Pas dasmës, të gjithë mezi presim momentin që të shohi sesi dukemi. Çifti i njohur Getoar Selimi dhe Marina Vjollca i dhanë fund beqarisë së tyre më datën 10 shtator të këtij viti.

Ata u martuan në një dasmë madhështore me shumë të ftuar, të organizuar në Gjiririn e Lalëzit në Shqipëri.

Me tendencën për ta mbajtur sa më private, çifti Marina dhe Geti hezituan fillimisht që të publikojnë imazhet nga martesa e tyre, por më pas vendosën që përmes rrjeteve sociale të tregojnë për atmosferën që mbizotëroi në dasmën e tyre.

Së fundmi, produksioni “XL” të cilët janë kujdesur për xhirimet, kanë publikuar një video përmbledhëse me momentet më të bukura gjatë martesës.

Në video shfaqet gjithçka që nga momenti i celebrimit, e deri te festa e madhe në mbrëmje në mesin e mysafirëve .

Dasma e Getit dhe Marinës thuhet të jetë ndër dasmat më të shtrenjta në estradë, që u organizuan gjatë këtij viti.

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet