Mendoni të shkoni në plazh nesër? Ja si do të jetë koha

Publikuar më 17. 06. 2017 nga Elidona Syla

Gjatë ditës së nesërme, zonat bregdetare dhe të ulëta do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Sipas “Meteoalb”, vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat veriore, ku priten rrebeshe shiu afatshkurtër.

Ndërsa për sa i përket pjesës së dytë të ditës, do të vijë me shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa shira të përkohshëm priten në zonat malore verilindore-juglindore.