Mendoni se gjithçka ka marrë fund? Ja 4 hapat për të shpëtuar lidhjen tuaj

Shpesh çiftet mendojmë se lidhja e tyre është drejt fundit, se asgjë nuk është si më parë dhe harrojnë se faktori ‘kohë’ e ndryshon dashurinë dhe marrëdhënien ndërmjet tyre. Duket sikur nuk ka më interes ndaj njëri-tjetrit dhe se gjithçka tjetër merr prioritet tek partneri, përveç se ti.

Në këtë pikë shumë çifte vendosin t’i japin fund lidhjes, duke menduar se dashuria nuk ekziston më, keni ndjesinë se partneri nuk ju kupton, mungon në lidhjen tuaj, nuk ka shumë vëmendje ndaj jush etj…

Por a e dini se gjithçka mund të rikuperohet në qoftë se ju ndiqni këto 4 hapa?

Flisni- Vetëm kështu mund të kuptoni se çfarë po ndodh duke nxjerrë në bisedë dhe gjëra që nuk ia keni thënë në sy njëri-tjetrit.

Përgjegjësi 50 me 50- Çdo gjë në çift duhet të jetë e barabartë dhe sjellja e njërit ndikon dhe tek tjetri. Nëse partneri ju kritikon hidhni dhe sytë nga vetja çfarë të përmirësoni.

Nevojat- Në momente krize kujtoni momentet tuaja më të mira dhe do të fitoni ndjesinë se çdo situatë do të rregullohet. Është një ushtrim vetëdije që do keni nevojë.

Premtimet- Që të shpëtoni lidhjen tuaj, bëni premtime të tipit, pasi kam analizuar situatën jam gati t’ia nis nga e para lidhjes tonë me gjëra konkrete që e dini se mund ti mbani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet