Mendoi se janë shtriga dhe i bëjnë magji, burri godet me grushte të moshuarën (VIDEO)

Kamerat e sigurisë në qytetin Perth të Australisë kanë filmuar një skenë, ku një burrë duket duke sulmuar brutalisht një grua të moshuar 90-vjeçare dhe mesën e saj.

Troy Andrew Sargent, 36 vjeç u pikas nga mbesa e 90-vjeçares, e cila e ka parë atë duke ia vjedhur paratë gjyshes së saj. Në këtë moment, ajo e pyeti nëse i kishte vjedhur paratë gjyshes. Duket se ky veprim i mbesës ka nervozuar 36-vjeçarin. Kështu, burri nisi sulmin ndaj dy femrave. Ai e godet gjyshen dhe e rrëzon në tokë. Mjekët thanë se e moshuara mund të vdesë nga goditjet që ka marrë. Burri u dënua për këtë veprim 11 muaj burg dhe ai ka thënë në gjyq se mendonte se gjyshja e mbesa i kanë bërë magji. Ka dyshime se Sargent vuan nga skizofrenia, pasi edhe më herët ka pasur incidente të ngjashme me femrat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet