Menaxheri: Barcelona refuzoi Mbappen

Publikuar më 20. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

Ish-menaxheri i Messit, Josep Maria Minguella ka zbuluar se si Barcelona nuk ka dashur ta transferoj Kylian Mbappen.

Barcelona ka pasur mundësi të Kylian Mbappen nga Monaco, por e kanë refuzuar këtë mundësi pasi preferonin blerjen e Ousmane Dembeles nga Borusia Dortmund.

“Mbappe dëshironte që të transferohej në Barcelonë kur e kuptoi se Neymar po largohej”, ka deklaruar Minguella për Cadena Cope.

“Ai nuk donte të shkonte në Paris ose Madrid, ai donte të shkonte në Barcelonë dhe askund tjetër. Por Barça ishte e fokusuar në Dembele, Dembele dhe Dembele”, ka theksuar ai.

“Nuk kam asgjë kundër Bartomeut, por ai është një fatkeqësi. Këto janë momentet kyçe. Mabppe do të ishte i çmendur nga gëzim për të luajtur së bashku me Lionel Messin”, ka përfunduar Minguella.