Meksika shtang Portugalinë, barazon në shtesa

Publikuar më 18. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Ndeshja mes Portugalisë dhe Meksikës, në takimin e dytë të Grupit A, në Kupën e Konfederatave, ka përfunduar me një barazim 2 me 2.

Ka qenë Portugalia ajo që ka shënuar e para me Quaresman, i cili duke përfituar nga një shërbim në krahun e djathë nga Christanio Ronaldo, ka shmangur portierin dhe ka realizuar golin e avantazhit.

Ndërkohë Meksika ka mundur të barazojnë para përfundimit të pjesës së parë me Chicharito Hernadez, i cili është shërbyer në mënyrë perfektë nga Carlos Vela.

Alves Cedric do të shënonte golin e avantazhit për Portugalinë vetëm 4 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, por në shtesë, Hector Moreno barazoi takimin pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi.

Gjithashtu në minutën e 22-të, Meksikës i është anuluar një gol  pas përdorimit të moviolës.

/D.T/