Megaoperacion antimafie në Itali e Gjermani, konfiskohen 50 mln euro asete, 200 në pranga

Një megaoperacion policor është zhvilluar sot në Itali dhe Gjermani, duke bërë të mundur prangosjen e 200 anëtarëve të një prej grupeve më mafioze të Italisë.

Në një deklaratë të policisë para-ushtarake të karabinierëve thuhet se operacioni kishte çmontuar një klan të madh të grupit të krimit të organizuar të ashtuquajtur Ndrangheta, me bazë në rajonin jugor të Kalabrisë.

Mësohet se operacioni është kryer falë bashkëpunimit të policisë italiane me atë gjermane.

Klanet e familjeve Farao dhe Marincola kishin infiltruar bizneset në të dy vendet, veçanërisht ato të përfshira në verë, ushqim, mbledhje plehrash dhe shërbime funerale.

Një numër i zyrtarëve publikë dyshohen për korrupsion, pa e specifikuar nëse ata ishin në Itali ose në të dy vendet, thuhet në deklaratë. Në total janë konfiskuar rreth 50 milionë euro (59.79 milionë dollarë) asete.

Të tjera

Abissnet