Media ruse: Na vjen keq që Shqipëria vazhdon sanksionet ndaj Rusisë

Publikuar më 20. 09. 2017 nga Dionis Xhafa

Media ruse mjaft e njohur “Sputnik” ka shkruar një artikull në lidhje me Shqipërinë, por edhe shtete të tjera ballkanike.

Sipas medies në fjalë, Moska shpreh keqardhje për faktin se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë mbështetur Bashkimin Europian në fushatën e saj për të vendosur sanksione kundër Rusisë. “Sputnik” citon ambasadorin rus në Tiranë Aleksandar Carpushin, i cili thotë se BE-ja nuk i ka të detyrueshme sanksionet ndaj Moskës dhe ndjen keqardhje për faktin se shteti shqiptar dhe ai malazez janë bërë bashkë në këtë udhë “pa krye”. Këto deklarata Carpushin i dha për Abc News të Shqipërisë.

Ditën e enjte, Këshilli i BE-së ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e sanksioneve për Rusinë, që përcakton se disa individë, më shumë rusë nuk kanë punë të udhëtojnë në Europë, por bllokohen edhe biznese ruse. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të konfliktit që shpërtheu në Ukrainë, ku Rusia dhe BE-nja janë konfrontuar ndjeshëm. /D.Xh/