Mediat skoceze vlerësojnë Kombëtaren shqiptare

Performanca në rritje e kuqezinjve në ndeshjen e fundit ka tërhequr vëmendjen e mediave skoceze, vend me të cilin Shqipëria do të luaj ndeshjen e dytë të grupit. Sigurisht që ndeshjet e kombëtares janë ndjekur me goxha interes nga skocezët sepse përballja në fjalë do të jetë e para midis dy skuadrave.

Mediat e Skocisë shkruajnë se Shqipëria ka mundësinë të kontrollojë grupin në qoftë se arrin të triumfojë edhe ne “Hampden Park” ndaj Skocisë.

Gjithashtu në shkrim janë veçuar si lojtarë cilësor: Strakosha, Hysaj dhe sigurisht Xhaka, i cili shënoi golin e fitores ndaj Izraelit.

Gazeta “The Scottish Sun” kujton se edhe Skocisë nuk i kanë shkuar mbarë gjërat në ndeshjet e fundit. Nën drejtimin e Alex McLeish është fituar vetëm 1 ndeshje, ndërsa 4 janë humbur. Gjithsesi për McLeish ndaj Shqipërisë shikohet si një fillim i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet