Mediat serbe: Kamerat e sigurisë kanë regjistruar vrasjen e Ivanoviçit

Media serbe “Kurir” shkruan se ekzistojnë pamje filmike të kamerave të sigurisë të cilat kanë fiksuar mjaft mirë vrasësin e politikanit serb Oliver Ivanoviç pranë selisë të partisë së tij, në Mitrovicën e Veriut. Portali serb vë në dukje faktin se në pamje filmike nuk mund të shihet fytyra e vrasësit të politikanit serb të Kosovës, por fare mirë mund të duket një person që kryen vrasje, shkruan “Koha Net”. Media në fjalë nënvizon se janë jo pak, por rreth 20 kamera të sigurisë që e kanë filmuar vrasjen e Ivanoviçit, kamera këto brenda selisë të partisë, por edhe kamera jashtë selisë, afër vendit ku u vra, në atë rrugicë. Burimi i gazetës në fjalë është shprehur se këto pamje mund të zbulojnë fare mirë se kush është vrasësi. Ndërkaq, ka kaq ditë që ka ndodhur vrasja e Oliver Ivanoviçit, por se nuk është zbuluar aspak se kush është vrasësi, edhe pse ngjarja ishte e bujshme dhe mjaft e komentuar në rajon.

 

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet