Mediat holandeze: Juve e ka arritur marrëveshjen me De Ligt

Gazeta holandeze “De Telegraph”,  raporton se Matthijs de Ligt është tashmë një hap larg veshjes së fanellës bardhezi të Juventusit.

“Zonja e Vjetër” pritet të zyrtarizojë në ditët në vijim një prej talentet më të mëdhenj të futbollit evropian të cilin e kërkon me këmbëngulje prej kohësh.

Duke iu referuar medias holandeze, Juve ka arritur një marrëveshje me Ajax në shifrat e 70 milionë eurove.

Kjo mësohet të ketë qenë edhe arsye përse De Ligt nuk i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Austri.  Pritet që talenti holandez të përfitojë te torinezët jo pak por 12 milionë euro në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet