Mediat greke shkruajnë për Cakajn: Ministri që zëvendëson Bushatin 30 vjeç dhe kosovar

Një nga mediat greke i ka kushtuar një artikull të veçantë ministrit të ri të Jashtëm, i propozuar nga kryeministri Rama. Gent Cakaj u propozuar nga Rama, pasi ky i fundit shkarkoi nga detyra Ditmir Bushatin.

Gazeta ‘Protothema’ shkruan për ministrin e propozuar se ai është një djalë 30 vjeç, duke theksuar gjithashtu se ai është nga Kosova.

“Kryeministri Edi Rama vendosi të zëvendësojë Ditmir Bushatin me një kosovar 30-vjeçar. Siç tha vetë kryeministri shqiptar gjatë prezantimit, Gent Cakaj do të jetë figura që do sjellë rinovimin në qeveri. Këshilltari i deritanishëm i Ramës në postin e ri ka ngjallur mjaft debate, pasi janë të shumta zërat që vënë në dyshim aftësitë e tij për këtë post. Megjithatë, vetë kryeministri shqiptar, i thirrur të mbrojë përzgjedhjen e tij deklaroi se “ministri i ri ka lexuar shumë më tepër libra sesa fjalë thoni ju kundër tij”. Cakaj ka studiuar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari, disponon dy diploma Bachelor dhe tre diploma master në Filozofi, Shkenca Politike dhe Juridik. Para këtij posti ishte ministër plotësues kompetent për BE-në, një arsye që prej shumicës posti i kryediplomatit konsiderohet “mesazh” i Shqipërisë për kthesën europiane të vendit”,- shkruhet në artikullin e “Protothema”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet