Mediat e huaja shkruajnë për Dafinën, ajo zbulon diçka (Foto)

Publikuar më 09. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Këngëtarja shqiptare tashmë edhe me famë botërore, Danfina Zeqiri ka dhënë intervistë për një revistë me nam botëror ‘Harper Bazaar’.

Për këtë revistë, ajo zbulon se do sjell shumë shpejt këngën ‘King’, që është një këngë për fuqizimin e grave. Një gjë të tillë, ajo e ka bërë edhe në Instagram.

“Siç mund ta shihni, kemi aq emra të grave sa janë përshtatur, të cilat kanë luftuar për barazi, luftuan për të drejtat e tyre, për ëndrrat, pasi në shumë vende ende nuk mund ta bësh këtë”, ka thënë ajo për Bazaar, duke folur për vështirësitë në të cilat kishte kaluar nëna e saj në ndjekje të karrierës si këngëtare në Kosovë.