×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Më vjen turp që u sollën ashtu me ju”, reagon ashpër Petrit Malaj për dhunën ndaj studentëve

Aktori dhe Dekani i Fakultetit të Artit Skenik, Petrit Malaj, ka reaguar në rrjete sociale përmes një statusi të gjatë për dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe aktivistëve ditën e shembjes së Teatrit. Malaj shprehet se ajo ç’ ka pa në orën 4 të mëngjesit të asaj dite është e papranueshme, sepse ato pamje ishin ekstremizma.

Ai thotë se Teatri Kombëtar ishte një pasuri e artit shqiptar dhe nuk duhej shembur pavarësisht se Shqipëria ka pasur gjithmonë nevojë për një të ri. “Shqipëria ka pasur nevojë gjithëherë për një teatër të ri. Por me papërgjegjësinë më të madhe, politika po i ndan dhe artistët, shumë prej të cilëve miq të ngushtë, pikërisht për të hedhur mjegull në sytë e kujtdo, se gjoja dikush e do një teatër të ri e dikush jo. A ka mundësi që i verbëri te mos dojë sy? E pra dhe aktorë që të mos duan një teatër të ri nuk besoj se ka”, shprehet Malaj.

Në fund ai ndalet tek dhuna e ushtruar ndaj studentëve të Universitet të Arteve, sidomos ndaj Blendi Shahut, fotoja e të cilit me policët që e mbanin të shtrirë në tokë bëri xhiron e rrjetit. “Si ish rektor i Universitetit të Arteve dhe sot Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, më vjen turp që u sollën në atë mënyrë me ju, dhe solidarizohem plotësisht me gjithë studentët e UART për sa kohë protestoni si qytetarë dhe në respekt të ligjit dhe institucioneve shtetërore, siç pashë që vepruat atë ditë”, thotë Petrit Malaj.

 

Reagimi i plotë

Kjo video eshtë pjesë e debatit mbi teatrin kombëtar, mbajtur në vitin 2018.

Shumë gjëra mund të ndodhnin me godinën e teatrit kombëtar, por kurrsesi mendja ime nuk mund të pranojë atë që syri pa në 4.20 të mëngjesit të 17 Majit. Nuk besoj se ka artistë në Shqiperi e gjithë trevat shqipfolëse, që të mos jetë i shqetësuar me pamjet e asaj nate.

Në qershor të vitit 2018, e shpreha këtë frikë, duke thënë se zgjidhja nuk mund të jetë kurrsesi me dhunë dhe fjalë të fundme e me ekstremizma. Ato pamje që pamë, janë ekstremizma. Teatri kombëtar, ashtu si kish mbetur, për nga trashëgimia që mbarte, ishte padyshim një pasuri e artit shqiptar.

Shqipëria ka pasur nevojë gjithëherë për një teatër të ri. Por me papërgjegjësinë më të madhe, politika po i ndan dhe artistët, shumë prej të cilëve miq të ngushtë, pikërisht për të hedhur mjegull në sytë e kujtdo, se gjoja dikush e do një teatër të ri e dikush jo. A ka mundesi që i verbëri te mos dojë sy? E pra dhe aktorë që të mos duan një teatër të ri nuk besoj se ka.

A nuk e dëgjoni veten? Prishja e teatrit në atë mënyrë, dhe ndërtimi i një teatri të ri janë dy gjëra shumë të ndryshme.

Përsa i përket prishjes, unë jam nga ata njerëz që më pëlqen të dëgjojë dhe besoj specialistët qofshin arkitektë dhe inxhinierë , apo edhe gjykatës që zbatojnë ligjin. Për mënyrën se si u prish “natën me mjegull” them JO…keshtu JO.

Më duhet të ndalem e të them dy fjalë dhe për incidentin e ndodhur gjatë protestës me grupin e studentëve, disa prej të cilëve të Universitetit të Arteve, në vecanti me Blendi Shahun që pashë në foto të shtrire përtokë si të ishte terrorist. Askush nuk duhet të marre guximin të pengojë studentët e të vetmit institucion publik artistik të arsimit të lartë, që të shprehen ndaj asaj që ndodhi me teatrin kombëtar. Nuk vritet shpresa me dhunë, por vetëm sa e ushqeni atë.

I dashur Blendi, dhe ju student të tjerë të UART. Si ish rektor i Universitetit të Arteve dhe sot Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, më vjen turp që u sollën në atë mënyrë me ju, dhe solidarizohem plotësisht me gjithë studentët e UART për sa kohë protestoni si qytetarë dhe në respekt të ligjit dhe institucioneve shtetërore, siç pashë që vepruat atë ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shefi i Epidemiologjisë me koronavirus, karantinohen edhe 8 persona të tjerë

Shefi i Epidemiologjisë me koronavirus, karantinohen edhe 8 persona të tjerë

Publikuar më 07.07.2020
Pas rastit të shefit të Epidemiologjisë në Bulqizë, Afrim Su...

Pas rastit të shefit të Epidemiologjisë në Bulqizë, Afrim Sula, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, gjatë ditës së sotme janë izoluar edhe 8 persona të tjerë. Mësohet se 3 anëtarë të personelit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë janë izoluar pasi kanë pasur kontakt me Sulën. Gjithashtu, veç stafit, janë karantinuar edh […]

Lexo më shumë

Speciale/ A besojnë vërtetë shqiptarët? Rritje alarmante, në Shqipëri ka 611 grupime fetare

Speciale/ A besojnë vërtetë shqiptarët? Rritje alarmante, në Shqipëri ka 611 grupime fetare

Publikuar më 07.07.2020
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi në fillim të muajit...

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi në fillim të muajit qershor 2020, raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët. “Zbatimi i të drejtës për lirinë fetare […]

Lexo më shumë

Tragjedia në Kombinat/ Ylli Doci: Besimtarët do të shkojnë në jetën e përjetshme, jobesimtarët në liqenin e Zjarrtë

Tragjedia në Kombinat/ Ylli Doci: Besimtarët do të shkojnë në jetën e përjetshme, jobesimtarët në liqenin e Zjarrtë

Publikuar më 07.07.2020
Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Kombinat trond...

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Kombinat tronditi mbarë opinionin publik. Tre gra të familjes Josifi u vetëflijuan, nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeç edhe vajza e saj Anita Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesën e tyre . Ndërkohë vajza tjetër, e mbijetuara e vetme e familjes, […]

Lexo më shumë

U mblodhën dhe bënë tifo për Tiranën jashtë stadiumit, e pësojnë keq 6 tifozët dhe pronari i lokalit  

U mblodhën dhe bënë tifo për Tiranën jashtë stadiumit, e pësojnë keq 6 tifozët dhe pronari i lokalit  

Publikuar më 07.07.2020
Të paktën 6 tifozë të ekipit të Tiranës janë proceduar penal...

Të paktën 6 tifozë të ekipit të Tiranës janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë organizuar një grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, si dhe nuk u bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë. Sipas policisë këto tifozë kanë shkelur protokollin e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke prishur rendin dhe qetësinë […]

Lexo më shumë

Rregullat për azilantët/ Gjermania fillon manovrat për të bindur Bashkimin Europian

Rregullat për azilantët/ Gjermania fillon manovrat për të bindur Bashkimin Europian

Publikuar më 07.07.2020
Gjermania do të përpiqet të bindë anëtarët e Bashkimit Europ...

Gjermania do të përpiqet të bindë anëtarët e Bashkimit Europian për të arritur të paktën një marrëveshje politike mbi reformën e migracionit ndërsa Berlini mban presidencën e rradhës të bllokut, tha të martën Ministri i Brendshëm Horst Seehofer. Bashkimi Europian ka dështuar për vite me rradhë të gjejë marrëveshje për rregullimin e rregullave të saj […]

Lexo më shumë

Ndryshime në ligjin për Forcat e Armatosura, ja kur do të penalizohen ushtarakët (DETAJE)

Ndryshime në ligjin për Forcat e Armatosura, ja kur do të penalizohen ushtarakët (DETAJE)

Publikuar më 07.07.2020
Pjesëtarët e Forcave të Armatosura do të penalizohen më shum...

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura do të penalizohen më shumë tani me ashpërsimin dhe ndryshimin e ligjit për disiplinën në FA. Ndryshimet e ligjit parashikojnë dënime të ashpra për ushtarakët që akuzohen për ngacmime seksuale, për ata që keqpërdorin uniformën, apo që organizojnë lojëra bixhozi. Po ashtu ushtarakët do të penalizohen rëndë edhe nëse shkrepin […]

Lexo më shumë

“Blerta qau kur hymë”, shefi i zjarrfikëses rrëfen momentin që u fut në shtëpinë e familjes Josifi: Bëmë evakuimin e trupave

“Blerta qau kur hymë”, shefi i zjarrfikëses rrëfen momentin që u fut në shtëpinë e familjes Josifi: Bëmë evakuimin e trupave

Publikuar më 07.07.2020
Shefi i zjarrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndër...

Shefi i zjarrfikëses së Tiranës tregoi momentin kur ata ndërhynë në shtëpinë e familjes Josifi në Tiranë, ku në 2 korrik, u gjet e pajetë, Zhaneta dhe vajza e saj Anisa, ndërsa Blerta vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë. Zoti Shehu tregoi në studion e “Shqipëria Live” se ndoshta nëse do ishte ndërhyrë më […]

Lexo më shumë

Masat kundër virusit/ 700 mijë lekë gjobë deri në mbyllje të aktivitetit në rast se shkelet protokolli

Masat kundër virusit/ 700 mijë lekë gjobë deri në mbyllje të aktivitetit në rast se shkelet protokolli

Publikuar më 07.07.2020
Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Raka...

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli u shpreh sot se miratimi i Aktit Normativ për marrjen e masave të përkohshme për mbështetjen e sektorit të turizmit, synon për të mbrojtur më tej shëndetin e qytetarëve në kohën e turizmit, në kuadrin e pandemisë Covid-19. E pranishme në Komisionin e Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese […]

Lexo më shumë