Me plagë të qepura, gati për të vallëzuar, Eduart Ndocaj del nga operacioni (Video)

Ish-deputeti i qarkut të Lezhës, Eduart Ndocaj pas nënshtrimit të një operacioni në Itali, ditën e djeshme, tregon fundin e operacionit. Nëpërmjet disa postimeve në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ish-deputeti tregon pesë të qepura në barkun e tij. Mjekia njofton se Ndocaj është gati tashmë për të kërcyer sërish. Ajo shton me tej se ish-deputeti me këtë operacion tregojë se sa i fortë është dhe se i ka mësuar të gjithëve si duhet të sillen në raste të tilla. Ndoca thotë se tashmë është mirë dhe gati për të pritur sfida të tjera kërcimi, ashtu siç ishte edhe shfaqja “Denc With Me”. Në shenj falënderimi,ish- deputeti i  ka dhuruar edhe një kapele kauboji mjekes, nisur kjo nga fakti se njihet për të gjithë si deputeti i parë kauboji në vendin tonë.

Kujtojmë se një ditë më herët, ka qenë bashkëshortja e tij, Valentina Ndocja e cila ka dhënë lajmim e operacionit nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social. “Finalmente! Një falënderim të veçantë për doktorin shqiptar që mori pjesë në operacionin e bashkëshortit tim këtu në Morciano di Romagna, por e them me keqardhje për vendin tim, si nuk u jepet mundësia dhe kushtet doktorëve që të zotërojnë punën e tyre në vendlindje. Janë aq të zotë mjekët tanë nëpër botë se u jepet mundësia të zotërojë punën dhe të vlerësohet. Se për mjekësi që ka ngelur, Shqipëria ia kalon Afrikës. Zot, ndihmoji shqiptarët, kudo që ndodhen!”, shkroi ajo ditën e djeshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet