“Më mungon kaq shumë”, Loredana shpreh hapur mallin për Mozzik

Loredana dhe Mozzik janë shprehur qartë se lidhja mes tyre nuk ka më kthim mbrapa. Reperja i ka dedikuar fjalë ish-partnerit në këngët e saj të fundit, duke treguar se e ka dashur dhe e respekton si babain e vajzës së saj, por është zhgënjyer shumë prej tij. Nga ana tjetër Mozzik është shprehur prerë në emisionin “NIN” se ai dhe Loredana nuk do të kthehen më bashkë dhe se do të vazhdojnë thjesht të jenë prindërit e vajzës së tyre, Hana.

Megjithatë duket se Loredana e ndjen mungesën e Mozzik dhe për këtë janë ngritur dyshimet nga një video e publikuar nga vetë ajo në rrjete sociale. Reperja ka postuar në “Instagram” një video duke kënduar shoqëruar me mbishkrimin: “Më mungon kaq shumë”.

Ajo nuk ka treguar se kujt ia dedikon këto fjalë, por fansat mendojnë se bëhet fjalë për ish-partnerin e saj. Prej kohësh Loredana dhe Mozzik ndodhen larg njëri-tjetri dhe ndoshta reperja mund të ketë nisur ta ndjejë mungesën për babain e vajzës së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet