Me maskë e thikë i vodhi shitëses xhiron ditore, në pranga 19-vjeçari (VIDEO)

Është prangosur sot nga policia 19-vjeçari Xhesion Kasaj, banues në Përmet.

Ai ishte prej muajsh në kërkim nga policia për një grabitje të ndodhur më 28 shkurt të këtij viti në sheshin “Shqiponja”.

Një person i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske xhiron ditore.

Njoftimi i policisë

Identifikohet, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në sajë të një pune të miroganizuar hetimore bën identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

– Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet