Me maska dhe të rreshtuar para supermarketëve, italianët nisin furnizimet para izolimit

Shpërthimi i Koronavirusit në Itali ka frikësuar pamasë qytetarët, të cilët duket se po përgatiten të izolohen nëpër banesat e tyre.

Së fundmi në mediat Italiane po qarkullojnë pamje nga radhët e gjata para supermarketeve, ku mesa duket qytetarët po vendosin të vetë-karantinohen në banesa për të shmangur infektimin dhe përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Ashtu siç shihet edhe në videon e bërë publike në “La Repubblica”, njerëz me maska kanë dalë dhe mbajnë radhë për të bërë pazare.

Mësohet se kjo ka ndodhur në Casalpusterlengo, në një nga bashkitë e zonës së shpërthimit të Koronavirusit, ku shumë njerëz me maska në fytyrë, u radhitën para supermarketeve në pritje të hapjes së tyre.

Ndërsa, një punonjës policie ishte i pranishëm në një nga supermarketet ku pati dyndje të mëdha njerëzish. Ai i ndihmoi qytetarët për të ruajtur qetësinë dhe për të mos krijuar probleme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet