×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Më martuan 12 vjeç dhe më detyruan të kryeja marrëdhënie”, historia rrëqethëse e vajzës nga Bulqiza

Ishte vetëm 12-vjeç, kur fati e deshi që të martohej dhe të përballej me jetën e vështirë dhe vuajtjet e njëpasnjëshme. Sibora Ahmeti, vajza guximplot që u bë nënë kur ishte vetëm 14-vjeç, dhe sot që është 22 vjeç ajo ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Cili ishte rrugëtimi i vështirë i 22-vjeçares, e cila sot ndodhet në mesin e katër rrugëve e braktisur nga gjithçka. Ajo ka mbërritur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24, për të bërë një thirrje.

Sibora e ka quajtur studion si një nga mbështetësit e saj të mirë, pasi nga kjo studio ajo gjeti dikur babain e saj, të cilin nuk e njihte që në moshën 1-vjeçare.Thirrja e saj është një thirrje shpirti, kujt i drejtohet këtë herë 22-vjeçarja? Nga kush është braktisur dhe dhunuar këtë herë?

Përveç vuajtjeve të shumta, e reja është përballur edhe me dhunën nga bashkëshorti, i cili siç tregon ajo, e ka goditur edhe me thikë.

“Kohet e fundit burri me dhunonte shume, vinte nga puna edhe me shante nga mami, godiste me grushta. Nuk e durova me dot. Nga kjo martese linden tre femije. Femijen e pare e linda 14 vjece, te dytin e linda 17 vjece ndersa femijen e fundit 21 vjec. Kam dy goca edhe nje cun. Femija i pare eshte 6 vjec, cuni eshte tre, ndersa djali i vogel eshte 1 vjec. Kisha celebrime, por nuk e vazhdoja me martesen sepse ai vinte dhe arriti te me dhunonte edhe me thike. Erdhi nje dite ne shtepi me tha me jep buke, i dhashe buke, edhe u ula te haja edhe per vete. Pastaj ai me ngriti nga buka dhe me tha me shtro te fle, u cova dhe ai filloi te me godiste me thike ne koke.

Une vendosa te merrja femijet edhe u largova, shkova ne xhami. Por nuk gjeta asnje rrugezgjidhje, tani jetoj te mami e cila jeton ne nje qender sociale, jam e deryruar te rrij deri ne 4 te pasdites jashte sepse ata te qendres sociale nuk pranojne. Une kam qene ne emisionin tuaj per te kerkuar babin pasi nuk dija asgje se ku ndodhej. Por une e kerkova edhe per te me dhene nje prokure per te dal jashte shtetit. Pasi e gjeta babin ai asnjehere nuk u be me i gjalle. Une dua qe te beje nje apel qe te strehohem pasi ndihem e vetmuar edhe e pasigurte”, rrëfen e reja.

Më tej, 22-vjeçarja tregon si nisi rrugëtimi i vuajtjeve të saj, që nga martesa me shukuesi, në moshën 12-vjeçare, e deri te përballja me vjehrrën, e cila e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale që në atë moshë, përcjell “BalkanWeb”.

“Më martuan me shkuesi, djali i tezes kishte krushqi me familjen e ish-burrit. Kam kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, erdhën këta njerëzit e burrit edhe më kërkuan dorën, unë isha vetëm 12-vjeç. Familja më fejoi sepse ne ishim në kushte shumë të vështira. U fejova edhe që në javën e parë të fejesës më morën njerëzit e burrit edhe nuk më kthyen kurr sepse më pohuan që nuk kishin mundësi të bënin ceremoninë e dasmës. Unë qëndrova përfundimisht aty, por kam punuar shumë, kemi jetuar në Gjirokastër kemi mbledhur sherebel. Kur jam përballur me këtë vuajtje mendova se mamin tim e hëngrën në besë. Pasi mami është mërzitur shumë për këtë martesë. Jeta ime ka qenë shumë e vështirë, njerëzit e burrit më kanë trajtuar shumë keq, burri i dëgjonte shumë njerëzit e vet, një mijë herë më përzënë nga shtëpia edhe më ka marr. Kishim grindje nga mos pasja edhe fëmijët ishin të vegjël. Filloi të ushtronte dhunë pastaj, jeta ime ka qenë vetëm vuajtje, dhimbje. Unë nuk ngelesha shtatëzënë edhe ata i thoshnin mamit tim që merrese nuk bënë fëmijë.

Kur më çuan në një doktorr ai vuri duart në kokë edhe tha çfarë kërkoni kjo është një fëmijë për vete vetëm 12-vjeç. Kur vjehrra më çoi në një mjek tjetër ai më dha një letër me vulë që jepte siguri që unë do të bëja fëmijë. Nga ana e burrit u prit shumë mirë kjo gjë. Momenti kur rash shtatëzënë mendova nga momenti që lind ky fëmijë familja do mblidhej më shumë. Kam vuajtur shumë gjatë lindjes së parë. Celebrimin e kam kryer kur unë isha 18 vjeçe. Linda djalin 14-vjeçe. Kur shkova në spital për të lindur mjekja më tha që ti je shumë e vogël. Nga mosha 12 vjeçe e deri tani që jam 21 vjeçe kam vuajtur shumë. Kam pasur probleme shumë edhe me bashkëshortin, prindrit e atij nuk më donin. Ekonomia ishte e dobët shumë. Kishim debate edhe kur unë edhe burri jetuam veç tyre në shtëpi me qera. Më ka mbajtur mami im katër vite në shtëpi edhe kur isha shtatëzënë. Bashkëshorti im ka një vit që ushtronte dhunë ndaj meje. Kur erdha në emisionin tuaj disa vite më parë erdha për të kërkuar babin, edhe nuk doja që të tregoja për familjen nga burri që ata më dhunonin apo nuk kaloja mirë atje.

Ai më dhunonte vazhdimisht, edhe sot që kam ikur nga shtëpia, ika pas një debati shumë të fortë. Kanë qenë orë të natës, por në mëngjes unë mora disa rroba të fëmijëve edhe u largova. Kam katër muaj që jam larguar edhe ai nuk ka reaguar asnjë moment. ai nuk ka pyetur njëherë për fëmijët. Mami im jeton në një shtëpi sociale, edhe ata nuk më fusin dot brenda. Dua një mbështetje ku të rri me tre fëmijë, se djali bënë 6 vjeç tani edhe ma thot gjithmonë kur do filloj shkollën. Dua ndihmën tuaj për sjelljen e dokumentave nga Kuçova në Tiranë. Jam detyruar nga vjehrra ime të kryej marrëdhënie seksuale në moshën 12-vjeçare. Unë e kundërshtova sepse i thashë që i kam dhënë fjalën mamit dhe nuk mund të fle, por ata më detyruan të kryeja marrëdhënie. Edhe kjo ndodhi, unë u dorëzova, nuk kisha çfarë të bëja”, tregon e reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Manastirliu: Ja pse nuk u bëhet tamponi të gjithë atyre që paraqiten në spital

Manastirliu: Ja pse nuk u bëhet tamponi të gjithë atyre që paraqiten në spital

Publikuar më 09.07.2020
Duke folur për situatën aktuale të krizës së koronavirusit n...

Duke folur për situatën aktuale të krizës së koronavirusit në vend, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi në “Mbrëmje në Abc” se nuk testohen për koronavirusin të gjithë personat që shfaqen në qendrat shëndetësore si të dyshuar. Manastirliu deklaroi se ka disa teori që po shqyrtohen ndërsa shtoi se do merren parasysh ato që bëjnë […]

Lexo më shumë

Maskat me detyrim në Shqipëri?! Përgjigjet Mira Rakacolli

Maskat me detyrim në Shqipëri?! Përgjigjet Mira Rakacolli

Publikuar më 09.07.2020
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi k...

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi këtë pasdite në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan, se vendosja e maskave nga qytetarët shqiptarë në ambiente të mbyllura tashmë është e detyrueshme në të gjitha protokollet. Rakacolli tha se nëse një biznes gjendet pa maska pas inspektimeve, atëherë ai është objekt penaliteti. Ndërsa për sa i përket […]

Lexo më shumë

Rreziku i ri/ Ilaçet do të shiten në dyqanet e bukës dhe materialeve të ndërtimit, ja planet e reja në Shqipëri

Rreziku i ri/ Ilaçet do të shiten në dyqanet e bukës dhe materialeve të ndërtimit, ja planet e reja në Shqipëri

Publikuar më 09.07.2020
Para disa ditësh, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, me an...

Para disa ditësh, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, me anë të një denoncimi në faqen e saj zyrtare, shpjegonte se si një i mitur, një fëmijë që nuk dihej nëse kishte apo jo njohuritë për biznesin, po ofrohej për të dhënë shuma marramendëse për të blerë faramcitë ne Shqipëri. Me këtë rast aktualisht është duke […]

Lexo më shumë

“6 pacientë të intubuar, mes tyre edhe të rinj”, Manastirliu tregon gjendjen e të infektuarve: Po luftojnë për jetën (Foto)

“6 pacientë të intubuar, mes tyre edhe të rinj”, Manastirliu tregon gjendjen e të infektuarve: Po luftojnë për jetën (Foto)

Publikuar më 09.07.2020
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ministrja e ...

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka treguar gjendjen të shtruarve në Spitalin Infektiv. Ministrja bën me dije se 6 nga pacientët, të cilët janë të intubuar po luftojmë për jetën. Manastirliu bën me dije se mes të intubuarve ka edhe pacientë të rinj në moshë. […]

Lexo më shumë

Shtrohen rastet me koronavirus në Bulqizë, u merren tamponat edhe 5 familjeve

Shtrohen rastet me koronavirus në Bulqizë, u merren tamponat edhe 5 familjeve

Publikuar më 09.07.2020
Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Bulqizës janë konfirmu...

Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Bulqizës janë konfirmuar 4 raste pozitive me Covid-19. Rastet e reja ishin familjarë të mjekut epidemiolog Afrim Sula, i cili rezultoi i infektuar me koronavirus 4 ditë më parë. Së fundmi, burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë pohojnë që edhe 5 familje të tjera në […]

Lexo më shumë

Rritet numri i të infektuarve në Berat, preken nga COVID dy punonjës të DSHP-së dhe një infermiere

Rritet numri i të infektuarve në Berat, preken nga COVID dy punonjës të DSHP-së dhe një infermiere

Publikuar më 09.07.2020
Sa vijnë dhe rriten rastet e personave të prekur nga koronav...

Sa vijnë dhe rriten rastet e personave të prekur nga koronavirusi edhe në qytetin e Beratit, ku vetën në ditën e sotme janë regjistruar pozitive 4 raste të reja. Mësohet se dy nga rastet e sotme janë kontakte të rasteve të mëparshme të regjistruara brenda institucionit të DSHP-së Berat, ndërkohë që 2 rastet e tjera […]

Lexo më shumë

OSHEE kthehet në vatër shpërthimi të koronavirusit, arkëtarja e prekur infekton babain dhe djalin

OSHEE kthehet në vatër shpërthimi të koronavirusit, arkëtarja e prekur infekton babain dhe djalin

Publikuar më 09.07.2020
Koronavirusi tani më është futur në çdo institucion dhe së f...

Koronavirusi tani më është futur në çdo institucion dhe së fundmi është kthyer në problem në zyrat e OSHEE-së, ku janë infektuar dy arkëtare. Bëhet fjala për zyrat e OSHEE-së në Përmet, ku pak ditë më parë rezultoi pozitive një nga arkëtaret. Ndërsa sot mësohet të ketë dalë pozitive me COVID-19 një tjetër punonjëse, duke […]

Lexo më shumë

KPK-ja e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik kërkon kthimin e vendimit për prokurorin Ludovik Dodaj

KPK-ja e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik kërkon kthimin e vendimit për prokurorin Ludovik Dodaj

Publikuar më 09.07.2020
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për prokurorin e Ape...

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për prokurorin e Apelit të Durrësit, Ludovik Dodajt. Sipas Komisionerit Publik vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është një vendim i cënueshëm në tërësi. Komisioneri ka kërkuar që të ndryshohet vendimi i marrë nga KPK-ja. Kujtojmë se prokurori i Apelit në Durrës Ludovik Dodaj, u konfirmua në detyrë nga […]

Lexo më shumë