
Sanitarja, e spitalit “Shefqet Ndroqi”, akuzohet se i ka marrë 8 milion lekë të vjetra shtetases Eltjana Sinanaj, duke i premtuar kësaj të fundit se do i shpëtonte nënën e sëmurë nga “COVID-19”, e cila nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen.
Të vetmet fjalë që ka thënë sanitarja kanë qenë se nuk është mirë psikologjiksht dhe se do të flasë në një moment të dytë.
“Nuk kam asgjë për të thënë jam e tronditur, do flas në një moment të dytë”, mësohet se ka thënë Alldërvishi përpara hetuesve.
Nga ana tjetër mësohet se prokuroria do të kërkojë masën ‘arrest me burg’, për sanitaren.
Sakaq, policia më herët bëri me dije se pas arrestimit të Alldërvishit nën hetim janë edhe 4 persona të tjerë të spitalit Covid 2.
Kujtojmë që Tire Alldërvishi, u vu në pranga, pasi duke u hequr si infermiere mashtroi një 30- vjeçare, vajza e një pacienteje me Covid-19, që po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Sanitarja, e spitalit “Shefqet Ndroqi”, akuzohet se i ka marrë 8 milion lekë të vjetra shtetases Eltjana Sinanaj, duke i premtuar kësaj të fundit se do i shpëtonte nënën e sëmurë nga “COVID-19”, e cila nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply