Me këtë dietë mund të humbasësh 4 kg në 10 ditë

Shpesh të humbasësh peshë bëhet shumë e vështirë, edhe pse mund të ushtrohesh fizikisht, humbja në kile varet nga disa faktorë si mosha, aktiviteti metabolizmit dhe stili i jetës.

Ka vajza që duan të humbasin peshë në një kohë të shkurtër, por kjo është disi e mundimshme dhe përveç ushtrimeve fizike duhet të kemi kujdes edhe me formën se si ushqehemi.

Si fillim duhet të ndalojmë konsumimin e disa pijeve apo ushqimeve:

Pijet alkoolike

Pijet me sheqer, apo dhe pak sheqer

Pijet e gazuara

Pije në formë pluhuri

Sheqer i rafinuar

Salçiçet

Miell i rafinuar

Të rekomanduara:

Uji dhe çajrat bimorë

Uji i vakët me limon

Këto janë mundësitë e zgjedhjes për këtë dietë 10 ditore:

Mëngjes

Një tas kos i skremuar, ose një sanduiç me proshutë dhe djathë pa yndyrë dhe një mollë

Një tas me qumësht vegjetal, katër biskota integrale dhe djathë i skremuar, një portokall.

Një filxhan çaj bimor, dy feta toste me bukë integrale, djathë i skremuar dhe një mollë.

Një gotë me lëng portokalli të saposhtrydhur, një fetë me bukë integrale me proshutë dhe një frut sipas dëshirës.

Dreka

Gjysmë pjate sallatë lakër e bardhë apo e kuqe, me vaj ulliri, një racion i vogël peshk ton dhe dy vezë të ziera

Një tas me sallatë frutash të ndryshme, një racion gjoks pule e pjekur.

Një racion kunguj të zier me salcë domatesh natyrale, copa djathi dhe erëza.

Një racion prej 150 gram peshk i pjekur në skarë dhe sallatë e përzier me domate, marule dhe qepë.

Mes-vaktet për mëngjes e pasdite

Një tas kos i skremuar me fara chia

Një copë tortë pandispanjë dhe një çaj bimor.

Një racion sallatë frutash dhe një gotë qumësht i skremuar ose vegjetal.

Një gotë qumësht i skremuar ose vegjetal dhe një fetë bukë integrale me reçel pa sheqer.

Darka

Një racion gjoks pule i pjekur në skarë, 4 veta kungull i zier dhe gjysmë domate

Një racion i vogël i mishit të kuq dhe një sallatë mikse.

Një omëletë me kërpudha të skuqura dhe qepë.

Gjoks pule në kuba dhe një racion i vogël me oriz integral

Një tas me supë pule ose perimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet