×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Më kanë bullizuar që 20 vjeçe për peshën”, rrëfimi prekës i Fifit: Ma kanë sjellë shpirtin në majë të hundës

Fifi ishte një ndër të ftuarat speciale mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Njëri prej fëmijëve i kërkoi këngëtares një këshillë për t’i treguar se si t’ja dalë mbanë kur të gjithë i kujtojnë peshën dhe kilogramët e tepërt.

Kaq mjaftoi që Fifi të hapte zemrën dhe të bënte një rrëfim të sinqertë si kurrë më parë. Këngëtarja tregoi se ajo vetë është bullizuar që 20 vjeçe për peshën dhe se është rritur duke dëgjuar shprehje nga më të ndryshmet për trupin e saj.

Ajo u shpreh se shumë i thoshin se asnjëherë nuk do bëhej këngëtare e famshme, sepse ekrani nuk i pranon njerëzit mbi peshë. Fifi shtoi se megjithatë ajo ja doli mbanë, e realizoi ëndrrën e saj dhe u bëri thirrje të gjithëve që të mos bëjnë komente të këtij lloji që mund të lëndojnë dikë tjetër.

Unë jam rritur duke më thënë lloj-lloj për peshën, për kilogramët, ma kanë prurë shpirtin në majë të hundës. Por kam punuar fort me vetëbesimin dhe kam punuar shumë me veten që të mos dëgjoj askënd. Prandaj jam bërë kjo që jam sot. Kam qenë një prej personave që kam provuar bullizmin në mënyrë të hapur deri në moshën 20-vjeçare. Nuk ka mbetur njeri pa thënë “s’mund të bëhesh këngëtare, s’të do televizioni me tule’ etj. Me tule, pa tule, unë u bëra. Ndaj edhe ëndrrën nuk duhet ta ndalësh me ca kg më shumë apo më pak…”, – tha Fifi duke shtuar se “ata që duan ta bëjnë, le ta bëjnë për veten e tyre, por të mos ia injektojnë rinisë, sepse nuk e keni idenë sa shumë lëndoni një njeri dhe sa dëm i bëni. Planet e atij lart s’mundem t’i përziej… Ata që do na duan, le të na duan ata që jemi këtu brenda…

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nipi i Elvis Presley vdes në moshën 27-vjeçare (Foto)

Nipi i Elvis Presley vdes në moshën 27-vjeçare (Foto)

Publikuar më 13.07.2020
Ka vdekur në moshën 27-vjeçari djali i Lisa Marie Presley, n...

Ka vdekur në moshën 27-vjeçari djali i Lisa Marie Presley, nipi i Elvis Presley, Benjamin Keough. Daily Mail shkruan se 27-vjeçari, i cili kishte një ngjashmëri të madhe me Elvis Presley, vdiq pasi u vetë-qëllua me armë zjarri. 27-vjeçari u gjet nga autoritetet në Kaliforni, ditën e diel në rezidencën e tij në Calabasas. Menaxherja […]

Lexo më shumë

Virusi nuk ndalet/ Gruaja më e bukur në botë rezulton pozitive

Virusi nuk ndalet/ Gruaja më e bukur në botë rezulton pozitive

Publikuar më 12.07.2020
Aktorja ikonike e Bollywood Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza...

Aktorja ikonike e Bollywood Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj, Aaradhya, testuan pozitive për koronavirus pas lajmeve se burri dhe vjehrri i Aishwarya ishin shtruar në spital për shkak të virusit. Rai Bachchan, dikur e quajtur “Gruaja më e bukur në botë” dhe fituese e prezantueses së Miss World në vitin 1994, u martua në […]

Lexo më shumë

Foto/ Bebe Rexha nën shoqërinë e djalit misterioz

Foto/ Bebe Rexha nën shoqërinë e djalit misterioz

Publikuar më 12.07.2020
Bebe Rexha është fotografuar nëpër rrugët e Los Angeles me n...

Bebe Rexha është fotografuar nëpër rrugët e Los Angeles me një djalë misterioz, ndërsa kishte disa ushqime të premten. E nominuar dy herë për Grammy, 30 vjeçarja me origjinë shqiptare, ishte shumë e qeshur nën shoqërinë e djalit të ri. Gjatë shëtitjes, dyshja dukeshin të humbur në bisedë, ndërsa biseduan larg në hyrje të dyqanit […]

Lexo më shumë

Festë në familjen Beckham, djali i Victorias dhe David martohet me aktoren 4 vite më të madhe

Festë në familjen Beckham, djali i Victorias dhe David martohet me aktoren 4 vite më të madhe

Publikuar më 11.07.2020
Djali i madh i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, është f...

Djali i madh i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, është fejuar me aktoren amerikane Nicola Peltz, e cila është 4 vjet më e madhe se ai. Mediat e huaja kanë mësuar se së shpejti ata do të martohen dhe për këtë gjë kanë rënë dakord edhe prindërit e 21-vjeçarit. Brooklyn ka 8 muaj që ka […]

Lexo më shumë

Detaje shokuese/ Dyshohet se Michael Jackson është marr me trafikim seksual të fëmijëve

Detaje shokuese/ Dyshohet se Michael Jackson është marr me trafikim seksual të fëmijëve

Publikuar më 11.07.2020
Disa detaje shokuese në lidhje me jetën e Michael Jackson ja...

Disa detaje shokuese në lidhje me jetën e Michael Jackson janë zbuluar së fundmi në një biografi për artistin të shkruar nga Dylan Hoëard. FBI ka ngritur dyshime se Michael është marrë me trafikim seksual të fëmijëve dhe ka hetuar disa ankesa se ka kontrabanduar një fëmijë të abuzuar në SHBA. Sipas dosjeve të zbuluara […]

Lexo më shumë

“Gënjeni kur thoni keni nxjerrë hit të ri”, Olti Curri thumbon këngëtarët: Mos thelloni injorancën e publikut

“Gënjeni kur thoni keni nxjerrë hit të ri”, Olti Curri thumbon këngëtarët: Mos thelloni injorancën e publikut

Publikuar më 11.07.2020
Këngët e publikuara kohët e fundit kanë ngjallur një debat t...

Këngët e publikuara kohët e fundit kanë ngjallur një debat të madh për vlerat e tyre artistike. Shumë kompozitorë, tekstshkrues e kantautor kanë reaguar të revoltuar në lidhje me projektet muzikore që po i serviren publikut. Përveç videoklipeve ku shfaqen gjithmonë vajza të veshura ekstravagante, problemi më shqetësues mbeten tekstet banale, të pakuptimtë dhe muzika […]

Lexo më shumë

“Sa i vrarë duhet të jesh shpirtërisht që t’i urosh vdekjen dikujt”, Vesa Luma reagon e revoltuar

“Sa i vrarë duhet të jesh shpirtërisht që t’i urosh vdekjen dikujt”, Vesa Luma reagon e revoltuar

Publikuar më 11.07.2020
Personazhe të njohur nga bota e artit, por edhe e politikës ...

Personazhe të njohur nga bota e artit, por edhe e politikës në trojet shqiptare janë prekur nga koronavirusi. I fundit prej tyre ishte lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili konfirmoi ditën e djeshme se është infektuar me Covid. Pasi ai bërë lajmin publik nuk munguan komentet që i uronin shërim të shpejtë, por edhe […]

Lexo më shumë

“Ke veshur pantallonat e Edit? Ku e ke barkun?”, Arbana i bën konfuzë të gjithë me foton e fundit

“Ke veshur pantallonat e Edit? Ku e ke barkun?”, Arbana i bën konfuzë të gjithë me foton e fundit

Publikuar më 11.07.2020
Arbana Osmani është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dh...

Arbana Osmani është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe pritet që së shpejti të bëhet nënë për herë të dytë. Megjithëse shtatzënisë po i vjen fundi, Arbana nuk është ndalur së udhëtuari. Pak kohë më parë ajo udhëtoi drejt jugut të vendit me stafin e “Dua të të bëj të lumtur”, ndërkohë […]

Lexo më shumë