“Më falni, nuk jam mirë”, në gjendje të rëndë shëndetsore Elton Jonh largohet nga koncerti

“Më falni, nuk jam mirë, me vjen shumë keq”, me këto fjalë i përlotur Elton John i dha fund koncertit në Mount Smart Stadiumin, në Zelandën e Re. Muzikanti 72 vjeçar, humbi zërin në mes të koncertit për shkak të sëmundjes së tij.  Këndoi këngën “ Candle in the Wind” , por nuk ishte në gjendje të vazhdonte më tej me këngën “Daniel”.

Elton Jonh është diagnostikuar me pneumoni të rëndë, gjendja e tij shëndetsore e detyroi të largohej. Ndërkohë ishte njoftuar se ky do të ishte turneu i fundit i karrierës së yllit të popit. Audienca e shoqëroi këngëtarin me ovacione ndërsa ai dilte nga skena, i shoqëruar nga disa asistentë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet