×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Me dy mbiemra/ Kush është 37-vjeçari i arrestuar në Vlorë, si i shpëtoi prej vitesh drejtësisë

Policia e Vlorës prangosi dje Ergust Dumitru (Bubeqi), 37-vjeçarin, që rezulton autor i disa veprave penale dhe ishte në kërkim nga drejtësia italiane.

Në njoftimin e bërë dje nga Policia thuhej se Ergust Dumitru ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ndërkaq mësohet se Bubeqi, së bashku me 27 persona të tjerë, romë dhe shqiptarë, ishin arrestuar nga Policia në Pescara gjatë operacionit “Carpe Diem”, të finalizuar në vitin 2008.

Mediat italiane raportuan se të arrestuarit ishin dakordësuar që të bënin një administrimin e fluksit të trafikut të drogës nga jashtë për në Abruzzo dhe më pas do ta shpërndanin në të gjithë tregun Italian.

Megjithatë Bubeqi do të zhdukej nga “radarët” e Policisë në vitin 2018, kur u ekzekutua ndaj tij masa “arrest me burg”. Mësohet se Bubeqi ka përdorur dokumente false për të qarkulluar i lirë.

Pikërisht, përdorimi i dokumenteve false bëri që ai të transferohej në Belgjikë për t’u kthyer sërish në Shqipëri, ku jetoi me identitet të dyfishtë, përmes mbiemrit të gruas rumune me rezidencë në San Salvo.

Pas gjurmimit dhe zbulimit të skemës së arratisë, Zyra e Prokurorisë Publike të Aquila nxori menjëherë një urdhër arresti ndërkombëtar, që u përmbyll me arrestimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Elbasan/ Një person gjendet i vdekur në garazhd

Elbasan/ Një person gjendet i vdekur në garazhd

Publikuar më 09.07.2020
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku nj...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një shtetas tek rreth të 68-ve, është gjetur i vdekur në një gazrazhd. Policia e Elbasanit njofton se bëhet fjalë për një person endacak, ndaj të cilit nuk janë gjetur shenja dhune. Elbasan/Informacion paraprak Në lagjen Partizani, Elbasan, në një garazhd është gjetur pa […]

Lexo më shumë

Makina përplas fëmijën 6 vjeç në Durrës dhe largohet me shpejtësi

Makina përplas fëmijën 6 vjeç në Durrës dhe largohet me shpejtësi

Publikuar më 09.07.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në D...

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një automjet ka përplasur një 6-vjeçar dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17, ku një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili […]

Lexo më shumë

U vetëvar në burg pasi u akuzua për vjedhjen e 1200 lekëve, gruaja e Bilbil Hasanit kërkon drejtësi. Prokuroria nuk nis hetimet

U vetëvar në burg pasi u akuzua për vjedhjen e 1200 lekëve, gruaja e Bilbil Hasanit kërkon drejtësi. Prokuroria nuk nis hetimet

Publikuar më 09.07.2020
Mirjeta Hasani, bashkëshortja e Bilbil Hasanit, i cili u vet...

Mirjeta Hasani, bashkëshortja e Bilbil Hasanit, i cili u vetëvra në burgun 313, ka nisur betejën ligjore me drejtësinë. 43-vjeçari ishte arrestuar dhe ndodhej në burg, i akuzuar për vjedhjen e 1200 lekëve. Në Durrës ka nisur seanca gjyqësore, ndërsa prokuroria e ka vendosur mos fillim të hetimeve, por bashkëshortja nuk është tërhequr, duke apeluar […]

Lexo më shumë

U kap i armatosur pranë selisë së PS, gjykata jep masë të re sigurie për Vladimir Gjutën (DETAJE)

U kap i armatosur pranë selisë së PS, gjykata jep masë të re sigurie për Vladimir Gjutën (DETAJE)

Publikuar më 09.07.2020
Gjykata e Tiranës ka dhënë masë të re sigurie për Vladimir G...

Gjykata e Tiranës ka dhënë masë të re sigurie për Vladimir Gjutën, pasi prokuroria ngriti edhe dy akuza të reja ndaj tij për “kanosje” dhe “goditje për shkak të detyrës”. Kujtojmë se përveç episodit ku Gjuta u kap i armatosur me pistolitë pranë selisë së PS-së, pak përpara mbledhjes së kryesisë dhe me një çantë […]

Lexo më shumë

Dyshime se ngacmoi seksualisht kushërirën, pranga 23-vjeçarit në Tiranë (DETAJE)

Dyshime se ngacmoi seksualisht kushërirën, pranga 23-vjeçarit në Tiranë (DETAJE)

Publikuar më 09.07.2020
Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, është bërë me dije s...

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, është bërë me dije se ditën e sotme një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij. Bëhet me dije se personi që ka rënë në pranga është shtetasi SH.T, ndërsa dihen ende pak detaje në lidhje me ngjarjen. […]

Lexo më shumë

Kush është tutori i vajzave/ U arrestua 2 vjet më parë për t’u ekstraduar në Itali, OFL i kërkon deklarimin e pasurisë

Kush është tutori i vajzave/ U arrestua 2 vjet më parë për t’u ekstraduar në Itali, OFL i kërkon deklarimin e pasurisë

Publikuar më 09.07.2020
Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i ka dërguar ditën e sotme n...

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i ka dërguar ditën e sotme ndër të tjera formularin për deklarimin e pasurisë edhe një eksponenti të njohur të krimit sidomos për autoritetet italiane, Çlirim Markut. Bëhet me dije se Policia e Tiranës e arrestoi pas shumë përpjekjesh vetëm dy vjet më parë Markun i cili ishte shpallur në […]

Lexo më shumë

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy vëllezër në Tiranë (DETAJE)

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy vëllezër në Tiranë (DETAJE)

Publikuar më 09.07.2020
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e N...

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve ka finalizuar gjatë ditës së sotme operacionin “SHOCK” ku ka arritur të arrestojë dy vëllezër të cilët shpërndanin kokainë. Si pasojë në pranga kanë rë dy vëllezërit me inicialet D. K. 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë […]

Lexo më shumë

Sekuestrohen 3.5 kg kanabis në Fier, arrestohen dy persona (DETAJE)

Sekuestrohen 3.5 kg kanabis në Fier, arrestohen dy persona (DETAJE)

Publikuar më 09.07.2020
Policia e Shtetit ka vazhduar goditjen e veprimtarisë krimin...

Policia e Shtetit ka vazhduar goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Policia e Fierit gjatë kontrollit në fshatin Cakran në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, ka gjetur dhe sekuestruar 3.5 kg cannabis sativa. Si pasojë u bë edhe arrestimi I dy shtetasve posedues të lëndës narkotike. Mësohet se shtetasit e arrestuar janë […]

Lexo më shumë