×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Më 30 korrik Kuvendi vendos për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ja procedurat

Në datë 30 korrik parlamenti do të vendosë nëse do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri. Sot Komisioni i Ligjeve dhe Legjislacionit në një mbledhje të përbashkët online kanë dëgjuar propozimin e opozitës parlamentare dhe kanë miratuar kalendarin e seancave dëgjimore me palët për ndryshimin e sistemit. Kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi prezantoi nismën e opozitës parlamentare, të firmosur nga 29 deputetë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, pragun 5% për partitë dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore. “Nëse hapim listat, duhet të shkojmë dhe të garojnë, ku do shohim qytetarët se sa do bindin elektoratin me programin e tyre dhe figurat që do të propozojnë. Nëse shkojmë drejt listave të hapura indirekt kufizohen edhe koalicionet. Kjo që ne propozojmë sot, ka qenë e sanksionuar dhe në raportet e OSBE që në vitin 2008, ku ata kanë rekomanduar si sistem më të mirë është proporcional me lista të hapura, por nuk u dëgjua” tha Murrizi.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit, Rudina Hajdari ka dalë e buzëqeshur duke thënë se më në fund kërkesat e opozitës parlamentare dhe shoqërisë civile për të futur në diskutim ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura u morën parasysh. Hajdari tha se kjo është një ditë historike për vendin pasi po rishikohet Kushtetuta për një çështje të rëndësishme dhe u shpreh besimplotë se kjo çështje dhe ky proces ka hyrë në shinat e duhura.

Kjo çështje ka një mbështetje shumë të gjerë për t’i rikthyer parlamentit sovranitetin e duhur. Do të ndjekim çdo rrugë institucionale dhe ligjore për ta çuar këtë betejë deri në fund. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi duke diskutuar me anëtarët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të diskutuar ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. E rëndësishme është që ja arritëm kësaj ditë dhe rishikimi i Kushtetutës është një moment historik për vendin, pasi këtë herë po bëhet për një gjë thelbësore për reformën zgjedhore dhe për këtë duhet të jemi të gjithë të gëzuar. E kemi futur këtë proces në shinat e duhura“, tha Hajdari.

Kalendari i diskutimeve për ndryshimin e sistemit 

Për procedurën e shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2017, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, depozituar në Kuvend më 15.06.2020 (Miratuar në mbledhjen e përbashkët, datë 30.06.20120)

E Marte
30.06.2020
Ora 10.00
1. Miratimi i provedurës dhe i kalendarit të shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 84/2017, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
-Prezantimi i nismës nga nismëtarët;
-Caktimi i relatorëve;
-Caktimi i mënyrës së njohjes së projektligjit nga zgjedhësit;
-Miratimi i ekspertëve konstitucionalistë; (caktimi i ekspertëve)

2.Miratimi i kalendarit të seancave.

E merkure
1.07.2020
Ora 10.00
1.Vazhdimi i procedurës së shqyrtimit të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;
2. Caktimi i detyrave për ekspertët konstitucionalistë.

E premte
3.07.2020
Seanca dëgjimore me:
Përfaqësues të shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut;
Sherbimi Ligjor Falas
Qendra Res Publica
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Qendra per Nisma Ligjore dhe Qytetare
Partners Albania
Instituti per demokraci dhe Zhvillim
Avokatet Penaliste
Fondacioni Moisiu
CRCA
QSHDNJ
Civil Rights Defenders
IDRA
EMA
Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut
ACER
Qendra ALTRI
Klinika Ligjore per te Mitur
Qendra e Aleances Gjinore per Zhvillim
Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në fushën e monitorimit të proceseve Zgjedhore;
Koalicion i vezhguesve vendor
OSBE
NDI (Instituti Kombetar Demokratik)
CRCA

E hene
6.07.2020
Seanca dëgjimore me:
Përfaqësues të botës akademike;
Fakulteti i Drejtësisë Tiranë
Fakulteti i Drejtësisë Durrës
Fakulteti i Drejtësisë  Vlorë
Universiteti “Mesdhetar”
Universiteti “Europian”
Universiteti “Marin Barleti”

E marte
07.07.2020
Tryezë diskutimi me institucionet shtetërore dhe partnerët ndërkombëtare:
Avokati i Popullit
Prokurori i Pergjithshem
KQZ
Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale dhe te Drejten e Informimit
Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi
Delegacioni i BE-së
Këshilli i Europës
Zyra-OSBE
Zyra e UNDP- së
UNICEF

E merkure
8.07.2020 Përgjigje e pyetjeve drejtuar ekspertëve

E premte
10.07.2020 Diskutimi në parim i projektligjit.

E Hene
13.07.2020 Diskutimi nen për nen i projektligjit.

E Merkure
Datë 14.07.2020
Përgatitja dhe miratimi i raportit të mbledhjes së përbashkët për t’ia paraqitur seancës plenare.

E Enjte
30.07.2020
Shqyrtimi në seancë plenare

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Të hënën Komisioni për shkarkimin e Metës, çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më 12.07.2020
I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisio...

I ndërprerë prej muajsh, të hënën pritet të mblidhet komisioni që heton Presidentin Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës. Kur mbetet edhe pak ditë nga skadimi i afatit (31 korrik), komisioni duhet të marrë një vendim që duhet të t’ja kalojë më pas seancës plenare për votim. Tashmë komisioni ka në tryezë edhe opinionin e […]

Lexo më shumë

Rudina Hajdari publikon videon: Si i gënjeu Basha shqiptarët për listat e hapura 3 vite më parë

Rudina Hajdari publikon videon: Si i gënjeu Basha shqiptarët për listat e hapura 3 vite më parë

Publikuar më 11.07.2020
Rudina Hajdari zbuloi sot një video te kreut të PD-së Lulzim...

Rudina Hajdari zbuloi sot një video te kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ai gënjen shqiptarët lidhur me listat e hapura të premtuara 3 vite më parë. Në video shfaqet Basha në vitin 2017 ku premton se kjo do të ishte hera e fundit që listat ishin të mbyllur, por që dje kërkoi ruajtjen e […]

Lexo më shumë

“Sjell pasoja të rënda”/ Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin për Vetting-un në Polici

“Sjell pasoja të rënda”/ Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin për Vetting-un në Polici

Publikuar më 11.07.2020
I ashtuquajturi ligji i Vetingut në Polici është kthyer për ...

I ashtuquajturi ligji i Vetingut në Polici është kthyer për rishqyrtim në Kuvend nga Ilir Meta. Më konkretisht bëhet fjalë për ligjin e miratuar më 18 qershor: “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”. […]

Lexo më shumë

Rama del sërish në TV: E vërteta e ofertës për Bashën, njëri Kryeministër dhe tjetri President

Rama del sërish në TV: E vërteta e ofertës për Bashën, njëri Kryeministër dhe tjetri President

Publikuar më 10.07.2020
Pasi foli për 1 orë e 7 minuta në një konferencë për shtyp k...

Pasi foli për 1 orë e 7 minuta në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama zgjodhi fillimisht që t’i përgjigjej me një koment në Twitter kreut të opozitës Lulzim Basha duke mohuar të kishte bërë një ofertë “unë President dhe ti Kryeministër”. Ndoshta i është dukur se kjo nuk ka “zënë vend” ndaj kreu […]

Lexo më shumë

PS mbledh të hënën komisionin hetimor për shkarkimin e Metës

PS mbledh të hënën komisionin hetimor për shkarkimin e Metës

Publikuar më 10.07.2020
Të hënën e 13 korrikut në orën 14:00, do të mblidhet Komisio...

Të hënën e 13 korrikut në orën 14:00, do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit e Republikës Ilir Meta. Komisioni hetimor do të hetojë vendimin e presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, komisioni do të shqyrtojë edhe provat e administruara dhe opinionin e […]

Lexo më shumë

Deklaratat e Ramës dhe Bashës, Murrizi:“Të penduarit” e parë të Reformës në Drejtësi, po nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit

Deklaratat e Ramës dhe Bashës, Murrizi:“Të penduarit” e parë të Reformës në Drejtësi, po nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit

Publikuar më 10.07.2020
Pas deklaratave të Ramës dhe Bashës, ka reaguar edhe deputet...

Pas deklaratave të Ramës dhe Bashës, ka reaguar edhe deputeti Myslim Murrizi. Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Murrizi i ka quajtur Ramën dhe Bashën si dy “të penduarit” e parë të kësaj bande politike 30-vjeçare. Deputeti ka deklaruar se sulmet dhe ironitë e Ramës dhe Bashës me njëri-tjetrin, janë efektet e […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Rama, Basha dhe Meta bëjnë çdo lloj pazari

Kokëdhima: Rama, Basha dhe Meta bëjnë çdo lloj pazari

Publikuar më 10.07.2020
Kreu i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, e cilësoi ‘hapje ...

Kreu i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, e cilësoi ‘hapje barku’ denoncimin e kreut të PD-së për pazarin që i paska ofruar kreu i PS-së, që Rama të bëhej president dhe Basha të bëhej kryeministër, veç të hiqnin koalicionet parazgjedhore, atë PD-LSI. Kokëdhima u shpreh që fakt është se SHQUP-i dhe Rilindja kanë vite që bëjnë […]

Lexo më shumë

Pazari për “Zgjedhoren”/ Lulzim Basha zbulon ofertën që i bëri Edi Rama: Ti kryeministër, unë president

Pazari për “Zgjedhoren”/ Lulzim Basha zbulon ofertën që i bëri Edi Rama: Ti kryeministër, unë president

Publikuar më 10.07.2020
Negociatat për të ashtuquajturën Reformë Zgjedhore duket të ...

Negociatat për të ashtuquajturën Reformë Zgjedhore duket të jenë veç një pazar mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Basha. Vetë kryedemokrati zbuloi sot përmes një daljeje për media ofertën për kryeministër që i bëri Edi Rama për të dakordësuar hapjen e listave që ndalon koalicionet parazgjedhore. “Nuk ka konsesus për ndryshimin e sistemit. Vetëm […]

Lexo më shumë