Me 10 milionë euro në gomone, gati një shekull burg për shqiptarët

 Gjykata e Fierit ka dënuar sot me burg edhe gjobë shqiptarët që u shpallën fajtor për transportin e 10 milionë eurove drogë në Shqipëri- Greqi-Itali.

Në total për shqiptarët u vendos një afro një shekull burg për trafikimin e drogës në rrugë detare.

Rastet konkretisht 

Një avokat i njohur në Pire u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vite burg pa pezullim si dhe një shumë prej 70,000 eurosh.

Një nga dy vëllezërit, biznesmenë në Athinë, u dënua me 13 vjet burg dhe një gjobë prej 60,000 euro. Vëllai i dytë u lirua.

Një i katërt i arrestuar, ishte operator vinçi dhe i angazhuar në tranportimin e drogës me mjete detare, duke u dënuar me 13 vjet burg si dhe 60,000 euro.

Krye i gjykatës së Pireut, ka vendosur që dy shqiptarë, baronë të trafikut të drogës, të dënohen me 23 dhe 24 vjet burgim dhe me gjobë respektivisht 100.000 euro dhe 250,000 euro.

Më 7 prill të vitit të shkuar, u sekuestrua një ngarkesë prej 1,449 kg hashash, që po transportohej në drejtim të Greqisë me një vlerë totale prej 10 mln eurosh.

Skafet me drogë u ndoqën me shpejtësi të lartë në det nga roja bregdetare, si dhe helikopterë me snajpera. Më pas tre shqiptarët ranë në pranga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet