“Ndihmë po mbytemi”, anija fundoset pranë ishullit grek, dhjetra viktima

Një anije që mbante rreth 5o emigrantë u fundos 13 milje detare në jugperëndim të Paxos, Greqi.

Sipas informacioneve të fundit ka fatkeqësisht shumica në bord rezultojnë të vdekur dhe të humbur, ndërsa 21 persona janë shpëtuar deri më tani.

Sipas informacionit të fundit të RES-EIA, ishin vetë emigrantët, të cilët duke përdorur thirrjen SOS në linjën 112, rreth orës 9.15 të mëngjesit, u bënë thirrje autoriteteve për ndihmë, transmeton Kathimerini.

Operacioni për gjetjen e trupave dhe shpëtimin përfshin 6 anije nga porti i Igoumenitsa, Korfuzi, Paxos dhe Lefkada. Anije lundruese gjithashtu kanë mbërritur në vend dhe 2 avionë super puma të cilët janë përfshirë në operacion.

Sipas informacioneve të fundit numri i viktimave të konfirmuar është 12, ndërsa bëhet e ditur se shumica e emigrantëve janë Libianë.

Ekipet greke të shpëtimit (foto ilustruese)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet