×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mbyllet procesi zgjedhor në LSI/ Silva Caka jep shifrat: Pjesëmarrja 80.7%! 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht, mbi 16 mijë online

Kryetarja e KQZ-së së LSI, Silva Caka ka raportuar shifrat në përmbyllje të zgjedhjeve brenda LSI.

Caka thotë se pjesëmarrja ishte 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online.

Ajo shprehet vetë se ishte e surprizuar duke parë qytetarët që qëndronin në radhë për të votuar sot në LSI, teksa premton se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik. Sipas Cakës pjesëmarrja në zgjedhjet e LSI ishte e jashtëzakonshme, ashtu siç do të jetë edhe më 25 prill të vitit të ardhshëm.

Deklarata

Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush mbylljen e procesit zgjedhor të datës 21 nëntor 2020.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë.

Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi.
28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.

Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje.

Asgjë nuk mund të ndalë qytetarët të shprehin masivisht vullnetin edhe në 25 prill, kundër autokracisë që kërkon të mbysë demokracinë.

Pandemia dhe varfëria nuk munden dhe nuk do të ndalojnë demokracinë. Pa aktivizëm, pa organizim, pa “popull” nuk ekziston demokracia, kun ë themel qendron qytetari.  Prandaj ky votim masiv i LSI është një mesazh kombëtar dhe një thirrje kumbuese për pjesëëmarrje masive në zgjedhje, aktivizëm, ngritje zëri.

LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social veçanërisht në këto kushte kur shqiptarët kanë nevojë për ndjeshmëri, për solidaritet dhe politikë me zemër.

Personalisht jam e surprizuar dhe shumë e emocionuar nga pjesëmarrja e gjatë, ku qytetarët kanë ndenjur në radhë të gjata për të votuar. Kjo është shpresë, kjo është forcë, kjo është frymë!

Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore të qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik, por ndryshimi do të sjellë shembjen e sistemit të kalbur të tranzicionit dhe fillimit të një shprese të re, që do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit tonë, për t’a bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Basha flet nëse do të largohet nga PD po të humbasë zgjedhjet

Basha flet nëse do të largohet nga PD po të humbasë zgjedhjet

Publikuar më 23.01.2021
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me optimizëm iu...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me optimizëm iu shmang pyetjes së gazetares Nisida Tufa në News 24 rreth vendimit të tij për të lënë postin aktual në PD në rastin e humbjes së zgjedhjeve. Basha tha se shqiptarët do të zgjedhin ndryshimin, duke mos e llogaritur aspak mundësinë e një humbjeje. Nisida Tufa: Dakord, […]

Lexo më shumë

“T’i hiqet gjoba 1500 lekëshe drejtorit të kadastrës”, KQZ tallet me ligjin që ndalon fushatën shtetërore 4 muaj përpara zgjedhjeve

“T’i hiqet gjoba 1500 lekëshe drejtorit të kadastrës”, KQZ tallet me ligjin që ndalon fushatën shtetërore 4 muaj përpara zgjedhjeve

Publikuar më 22.01.2021
Asnjë ndëshkim për veprimet e deputetit socialist Bujar Cela...

Asnjë ndëshkim për veprimet e deputetit socialist Bujar Cela, i cili shpërndau leje legalizimesh përpara fushatës elektorale në zonën e tij zgjedhore, por as për shefin e Kadastrës që ishte bashkëpunëtor. Dënimi simbolik prej 15 mijë lekësh të vjetër për drejtorin e Kadastrës Lushnje, Arben Qalliu, u rrëzua sot pasi Komisioni për Ankimet dhe Sanksionet […]

Lexo më shumë

“Akuzat janë të sajuara”/ Ambasada ruse reagon për largimin e diplomatit: Jemi të befasuar, Shqipëria nuk na dha prova se diplomati ka shkellur rregullat

“Akuzat janë të sajuara”/ Ambasada ruse reagon për largimin e diplomatit: Jemi të befasuar, Shqipëria nuk na dha prova se diplomati ka shkellur rregullat

Publikuar më 22.01.2021
Një ditë pas vendimit të shtetit shqiptar për shpalljen non-...

Një ditë pas vendimit të shtetit shqiptar për shpalljen non-grata të diplomatit të një vendi të rëndësishëm, siç është Rusia, ka ardhur edhe regimi i Ambasadës së Federatës Ruse. Në reagimin e saj të qartë dhe tepër korrekt, Ambasada e Federatës Ruse e cilëson si të papranueshme bërjen publike të emrit të diplomatit nga ana […]

Lexo më shumë

Dëbimi i diplomatit, Rusia kërcënon Shqipërinë: Nuk do të mbeteni pa përgjigje!

Dëbimi i diplomatit, Rusia kërcënon Shqipërinë: Nuk do të mbeteni pa përgjigje!

Publikuar më 22.01.2021
Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria pas thyerjes së karant...

Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria pas thyerjes së karantinës ka sjell reagime të shumta. Këtë të premte ka reaguar edhe Ministria e Jashtme ruse, e cila është shprehur se ky ka qenë një provokim. Në një intervistë për mediat, zv. ministri i Jashtëm Aleksandër Grushko tha se ky veprim nuk do të mbetet pa […]

Lexo më shumë

Diplomati rus shpallet “Non-grata” në Shqipëri; Reagon Rusia: Tirana ka bërë 2 shkelje, ne i konsiderojmë…

Diplomati rus shpallet “Non-grata” në Shqipëri; Reagon Rusia: Tirana ka bërë 2 shkelje, ne i konsiderojmë…

Publikuar më 21.01.2021
Shqipëria shpalli një diplomat rus persona non grata për shk...

Shqipëria shpalli një diplomat rus persona non grata për shkak të shkeljeve të masave anti-koronavirus, njoftoi të enjten ministria e jashtme e Shqipërisë, citojnë mediat ruse. Ministria kontaktoi ambasadorin rus në Tiranë, Mikhail Afanasyev, duke shprehur shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave për të luftuar COVID-19 nga diplomati i ambasadës ruse. Diplomati duhet të […]

Lexo më shumë

Pas 10 vitesh, Rama shpall ‘Dëshmorë të Atdheut’ viktimat e 21 Janarit

Pas 10 vitesh, Rama shpall ‘Dëshmorë të Atdheut’ viktimat e 21 Janarit

Publikuar më 21.01.2021
Teksa në kryeministri po zhvillohet takimi përkujtimor i vik...

Teksa në kryeministri po zhvillohet takimi përkujtimor i viktimave të 21 Janarit, gjatë fjalës së tij Rama bëri me dije se 4 jetët e humbura di të shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’. “Në këtë 10 vjetor të 21 Janarit, qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur që të japë titullin e lartë të ‘Dëshmorit të Atdheut’ […]

Lexo më shumë

Komisioneri Varhelyi: BE, mekanizëm për të siguruar shpejt vaksinat anti-Covid për Ballkanin Perëndimor!

Komisioneri Varhelyi: BE, mekanizëm për të siguruar shpejt vaksinat anti-Covid për Ballkanin Perëndimor!

Publikuar më 19.01.2021
Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, jep lajmin s...

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, jep lajmin se Bashkimi Evropian ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-Covid për Ballkanin Perëndimor. Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri thekson se BE do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave anti-Covid, ku vëmendje të veçantë do të ketë Ballkani Perëndimor. “Për të siguruar […]

Lexo më shumë

Delegacioni i ODIHR 5 ditë në Shqipëri, takime me krerët e partive

Delegacioni i ODIHR 5 ditë në Shqipëri, takime me krerët e partive

Publikuar më 19.01.2021
Teksa na ndajnë 96 ditë nga zgjedhjet, delegacioni i ODHIR d...

Teksa na ndajnë 96 ditë nga zgjedhjet, delegacioni i ODHIR do të vijë në Shqipëri më datat 24 deri në 29 janar. Mësohet se përgjatë këtyre 5 ditëve qëndrim në Tiranë, përfaqësuesit e ODHIR do të zhvillojnë takime me krerët e partive në Shqipëri. Kjo vizitë bëhet në kuadër të vlerësimit të masave për zgjedhjet.

Lexo më shumë