Mbyllet pjesa e parë, Franca dominon në Tiranë

Ka përfunduar 0-2 për francezët pjesa e parë e ndeshjes, e cila po zhvillohet në “Air Albania Stadium”, në Tiranë.
Francezët kanë kaluar në avantazh që në minutën e 7-të të pjesës së parë, ku një kros i Griezmann për Tolisso ka bërë që ky i fundit të mposhtë me kokë Berishën.
Ndërsa goli i dytë u shënua nga Griezmann në minutën e 31-të.
Kjo është ndeshja e fundit që luhet për kualifikueset e “Euro 2020”, dhe deri më tani kombëtarja jonë renditet e 3-ta në grupin H. Shqipëria i ka humbur shanset e kualifikimit në “Euro 2020”, por shpresat ishin për një rezultat pozitiv në favor të kombëtares, si një ogur i mirë në inaugurimin e stadiumit të ri “Air Albania Atadium”.