Mbyllet në barazim pjesa e parë Shqipëri-Jordani, kuqezinjtë shpërdorojnë rastet (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë e miqësores Shqipëri-Jordani.

Në 45 minutat e para kuqezinjtë e Panuçit janë shfaqur të çorganizuar në mesfushë, ndërkohë që kanë krijuar një seri rastesh të pastra për gol në portën kundërshtare.

I pafat në këtë takim ka qenë Enea Mihaj i cili në ndeshjen e debutimit me kombëtaren është dëmtuar, duke u detyruar të lërë fushën e lojës që në minutën e 9-të.

Minutat në vijim kanë folur për Shqipërinë, që iu afrua golit me Grezdën në minutën e 11-të, por ky i fundit goditi jashtë kuadratit pas asistit të Gavazajt.

Në minutën e 25’ gjyqtari i mohoi Shqipërisë një penallti të pastër, ku Grezda u rrëzua në zonën kundërshtare.

Kuqezinjtë kishin shansin ta mbyllnin me gol pjesën e parë, ku pas një aksioni nga e majta Binaku avancon dhe pason bukur për Manajn, por gjuajtja e këtij të fundit pritet nga portieri.

Grezda rrezohet ne zone on Vidnews.

 

Rreziku i jordanezëve on Vidnews.

Demtimi i Mihaj on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet