Mbyllet “Agon Channel”

sonila agonHistoria e televizionit “Agon Channel” zgjati vetëm 2 vite e gjysmë, pasi nuk mundi që të rezistonte që pas akuzave të ngritura ndaj pronarit të saj italian.

Francesco Becchetti ndodhet në kërkim që pas 8 qershorit, pasi u akuzua nga Prokuroria për krim financiar (pastrim parash dhe mospagim të taksave), duke iu bllokuar të gjitha llogaritë bankare, prej disa muajsh.

Punonjësit kanë vazhduar punën pa u paguar, ndërkohë që borxhi u shtua edhe ndaj OSHEE-së, e cila pak ditë më parë ndërpreu energjinë elektrike në godinën e televizionit.

12144770_1067470703285878_2416073461329690583_nLajmin për mbylljen e televizionit e dha gazetarja Sonila Meço, e cila ishte pjesë e stafit të tij që nga themelimi, si drejtoreshë dhe një nga rekrutueset kryesore të stafit teknik dhe editorial.

Ajo shpalli sot publikisht mbylljen e këtij televizioni, duke thënë se mbyllja e tij nuk do të jetë përgjithmonë.

“Një projekt që e nisem me shumë dëshirë, për arsyet që bashkojnë profesionistë në një sipërmarrje të madhe. Kush bën televizion e di ç’do të thotë të jetosh me të, ta provosh gjer në kockë sëmbimin që shkakton ngacmimi i të qënurit përballë publikut”, shkruante Meço në profilin e saj, në orët e vona të mbrëmshme.

“Nëse sot jemi të trishtuar për këtë ndalesë të sforcuar, nesër do të jemi më të motivuar, duke rikujtuar arsyet për të cilat nisëm këtë projekt: dëshira për të bërë një televizion cilësor e pasioni për të kryer punën që dimë të bëjmë më mirë. Këtu ndalet një histori që nisi në 5 prill 2013…”, shkruante në një status tjetër Sonila.

/Shekulli Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet