Mbyll siparin festa teatrore e Gjirokastrës

Foto 1 nga 7 Pas Para

Shfaqjet nga teatrot profesioniste nga vendi dhe rajoni përmbyllin edicionin e dytë teatral në qytetin e gurtë; Emocionet dhe befasitë që sollën interpretuesit, diçka e pazakontë ndodhi dje, një aktor pakëmbë u ngjit në skenë!

Nga Miho Gjini

Kanë kaluar 146 vite qyshkur këtu, ne skenën e gurtë të Gjirokastrës është dhënë shfaqja e parë teatrore, e shkruar nga patrioti i flaktë Koto Hoxhi, me titullin”DASMA LUNXHIOTE” e fatlumërisht po shohim një rikthim tek tradita e hershme, po këtu, në qytetin e Argjiros së Legjendës, të Urani Rumbos, te Çajupit e të Ismail Kadaresë, në një tjetër kohë, kur teatri ynë ende s’ka dalur nga kriza dhe kur, në këtë qytet të pjerët jugor, nuk ështe më Bashkia e Ministria e Kulturës që të jep”lëmoshën” e zakonshme për të mbijetuar teatri, si “tempulli më i shenjtë” e më i vjetër në kulturën e nje populli, po edhe i nje morie të tërë biznesesh të reja dhe institucionesh të bijve të Gjirokastrës e të gjithë popullatës së tij që e duan me shpirt artin e skenës, duke ardhur një orë më përpara të zënë vëndet në godinën e re të teatrit të këtij qyteti, i cili ka zbritur posht kalase së madhërishme e është shtrirë tashmë deri te Bregu i Lumit, në afërsi të Antigonesë së Lashtë.

Një aktor i pakëmbë ngjitet në skenë!

Në vazhdimin e katër shfaqjeve të para. diçka e pazakontë dhe e pabesueshme do të ndodhte në shfaqjen e mbrëmshme që dha Teatri Profesionist i shqiptarëve të Tetoves, nga Republika e Maqedonisë Veriore, kur u shfaq tragjikomedia  e dramaturgut Italian Vinçenzo Saleme “Jashtë bie bore”. Dhe, derisa do të mbaronte spektakli, nuk do të kuptohej asgjë, veçse do të shihnim në skenë tre personazhe të një kulmi shtëpie, tre vëllezër, që e kanë nzjerë “vatrën atërore” në ankand, kur prindërit nuk i kanë më dhe se, brënda saj jeton njeri prej tyre, invalid, i cili mezi e shtynë jetën e vet, kur dy të tjerët ç’farë nuk bëjnë për “t’a hequr qafe” të gjorin e strehës së tyre , në një kohë tepër të keqe, kur jashtë vazhdon të bjerë bore. Regjisori i talentuar i tyre (dhe i yni njëherëh) Qëndrim Rijani, e ka përshtatur vënd-veprimin, jashtë, në disa shina e tubacione që ngjajnë si paralele sportive, jo lodra thjeshtë, po simbolikë teatrore e skenografi, që ky mjedis të ishte i volitshëm edhe për personazhin e sëmur, që interpretohej edhe nga një aktor vërtetë i sëmur, pa këmbë normale, që edhe ai të kishte mundësinë e shënjtëruar të lozte në skenën e vet, si aktor e njeri i zakonshëm. Diçka e jashtëzakonëshme, e cila ndodhi aty në skene, pa u kuptuar fare gjatë atyre dy orëve të veprimit skenik e, kur do të mbaronte shfaqja në një normalitet të habitshëm e kur aktori që triumfoi mbi artin me talentin e forcën e karakterit te vet dhe me sakrificën sublime të regjisorir Rijani. Nuk qe më në gjëndje të qëndronte në këmbë me këmbët e veta, përpara nje publiku me të vërtetë të elektrizuar e të mahnitur! Atë e quajnë Trimosh Ramadani dhe është me të vërtetë TRIMOSH! Njëherësh edhe një ARTIST shumë i mire, i cili, së toku dhe me të tre aktorët e tjerë: Blerim Ismanin, Petrit Nezirin e Muzafer Etemin, e “mbajtën në këmbë” këtë shfaqje të pazkontë, ku regjisori Qëndrim Rijani, në një kombinacion të gjetur e shprehur bukur edhe me Teatrin e Hijeve, dha mesazhin human e aq shumë të njohur e popullor se, “Kush kërkon t’i bëjë gropën shokut, apo njeriut të vetë, do të bjerë vetë brënda”!

Komedia e keqkuptimeve

Këtë komedi të keqkuptimeve të dashurisë në jetën bashkëshortore do të na i sillte këtu Teatri Profesionist i Preshevës, me një pjesë të Aldo Benedetit. Bashkë me një atmosferë të shëndetëshme gazi, kur çiftet e rinjë e të porsamartuar bien në qorsokakun e keqkuptimeve të vogëla e pastaj shkasin prej njeri-tjetrit, duke kërkuat lidhje të tjera jashtmartesore, por që komediografi Italjan i sjellë po përseri pranë njeri-tjetrit, nëpërmjet një truku, si një vazhdimesi të po asaj dashurie që kishte bashkuar dikur jetën e tyre. Regjisoria Afeida Borici Mehmeti proçedon natyrshëm në koklavitjen e çkoklavitjen e kësaj ndodhie fare të thjeshtë që komplikohet e zgjidhet po aty, në ate skenë shtëpie, realizuar prej Nexhat Boriçit, me një tufë lulesh që përmban pusullën “Misteri”, e cila do të devijoj, shqetsoj e paksa me vonese do të ribashkoj çiftin e ri. E lehtë si komedi situatash, por ja që publiku ka nevojë edhe të qeshë, me vogëlsitë e jetës së zakonshme, kur ato keqkuptohen e trashen, si pa u vën re, ca më teper akoma kur, jo pak herë, mosmarrveshjet kanë përfunduar nëpër dyert e gjykatave për të shtuar kështu numrin e divorceve. Tre aktorë gjithesejt, sikundër janë Egzona Salihu, Valon Nuhiu, Gani Veseli dhe Artan Ibishi, -i katerti, ne rolin e shërbëtores Rozina, do të përbënin bërthamën interpretuese të komedisë, me një lojë bindëse, duke i dhënë rëndësinë e duhur zgjidhjes së “dramës së gabuar”, përmes një takimi të mundshëm të të dy bashkëshortëve në një afrim të tyre, në pozicione të tjera, që  nuk do të realizohet asnjëherë, nëpërmjet  tufës së luleve, me pusullën e të ashtuquajturit “Misteri” që nuk ishte askush tjetër veç bashkëshortit të saj, i cili  do të zbulojë edhe këtë situatë “misteri” real e po kaq banale! Nuk do të ishte keq, që regjia ta percillte edhe titullin origjinal “Një duzinë me trendafila”, nëpërmjet Flete-Palosjeve, të cilat shpesh  harrohen që t’i ofrohen publikut, si culture parësore e shfaqjes skenike.

Komedia e absurditetit të një jete!

Këtë lloj komedie na i solli Teatri Profesionist i Fierit “Bylys”, nëpërmjet kryeveprës se babait te Teatrit Absurd Eugen Ionesco. Me të gjithë atë jetë absurde që nganjëherë zapton jetën njerëzore“për fyti”e neutralizon gjithçka normale në ecurinë llogjike të ngjarjeve  dhe të fenomeneve. E është përherë në epiqendër kotësia, mosmarveshja dhe një boshllëk i tmerrshëm që s’dihet se ku do të dalë. Ashtu sikundër ndodh, jo pak herë në jetën reale dhe ngjan, po kështu, edhe në komeditë e ketij lloji, të cilat i levruan si gjini dramaturgjike Rumuni Ionesko, Irlandezi Beket e Rusi Adamov, thuajse në të njejtën kohe, kur shoqëria ishte në zgripin e vet. Regjisori Spiro Duni, nga më te mirët që kemi, me një repertor artistik të pasur veprash skenike, e ka vën në skene tri herë këtë komedi, në versione të ndryshme. Ashtu sikundër ka jeta përreth nesh një vargan kotësish e kundërshtish që bien ndesh me llogjikën më normale, ashu edhe komedia e Ioneskos te lejon të “operosh” me absurden si mjet shprehës komdie, me situata të pafundme jete, lëvizjesh, gjestesh e kuptimesh. Me jo më shumë se pesë personazhe në skenë jane vizatuar pesëqind tipa, së prapthi, të përfshirë nga amullia, parazitizmi e anormaliteti. Duni, si gjithmon , me një mizanskenë elegane, konçize, herë të përmbajtur e herë ekstavagante deri në grotesk, vizaton tabllon e absurditit, jo më të pesë jetëve që vërtiten aty, po gati të një realiteti më të gjërë, të një epoke njerëzore, të një sistemi që vazhdimisht përmbyset para syve tanë e duket, si diçka normale, llogjike dhe e përhershme. Këtu qëndron edhe suksesi, kur themi me mëndje se këto që shohim në skenë, janë produkte të një jete reale, se jemi ne të sallës aty, janë ata që kemi përbri e gumëzhijnë në boshllëkun  e tyre. E ka vërtetësi, kur aktori Fatmir Xhelili e lexon gazetën së prapthi e flet gjepura, me një qetësi olimpike, kur aktorja Miola Sitaj i rëndon edhe fjalës, me pauza gjigande, si shënja përtese dhe mungese dëshire për levizje, si të kishte mbi kurrizin e vetë një botë të tërë, kur aktori Astrit Hasani do të harrojë në skene se ku ndodhet,  krejt natyrshëm, se ku vete, deri tek shtëpia e gruaja e vetë, me të cilën ka fjetur mbrëmjen e fundit, kur, po ashtu, bashkeshortja, e interpretuar me fluiditet mjeshtëror prej aktores Flutura Kureta, ka te njejtin tru “special”, që të harroje deri ekzistencen e vet, gjithashtu  edhe kur i vetmi personazh qe vjen nga jashte, Zjarrëfiksi i aktorit Margnet Çaushi, duket sikur do të ndryshoj gjëndjen dhe të tërë botën, për t’u futur në një absurditet akoma më të madh, me turfullimet e tij prej Ariu Polar, si edhe , së fundi , prej një personazhi më se jetësor, që sjell aty normalitetin, me një eksatravagancë e maniere të mrekullushme prej aktores elegante Dorina Çaushi, në rolin e shërbëtores, e cila, levizë, tallet, sfidon parreshtur e u kërcen mbi kurriz ketyre njerëzve butaforikë që i rendojnë tokës dhe vetë jetës.Dhe neve që jemi në sallë, pasi mbyllet sipari, do të mendojmë se, kjo që pamë aty ështe po kaq tragjike sa edhe realiteti përreth nesh, se nganjëherë jemi po kaq të mjerë e fatkeq, sa edhe këta pesë personazhe të Ioneskos, sa edhe ajo “Kengëtrja tullace”, kur në skenë nuk shohim asnjë të tillë, në absurditetin e paraqitjes e të vëzhgimeve tona!

Dhe një komedi-Triller nga Vlora

Mbyllja e siparit të këtij festivali me 8 spektakle, do ta bënte Teatri Profesionist “Petro Marko” i Vlorës, me një komedi të Anglezit Robert Ceric Sherriff të tipit policOR.  Gjithçka ka të bëjë me një vjedhje spektakulare, dyshimi i se cilës bie mbi një njeri që ka humbur kujtesën gjatë bombardime+9++ve të Londrës në Luftën e dytë Botërore. Komediografi Anglez e shfrytëzon këtë veçori për të “ngatruar gjurmët” tek të gjithë personazhet , derisa të kthjellohen pasojat, të cilat ndërkohë do të rëndonin ca më tepër mbi personin që vuan dysfishin nga Amnezia dhe prej kësaj vjedhjeje që i komplikon personazhet e komedisë. Regjisori Roland Minga e trajton komedinë përmes dramës së personazhit kryesor, duke e kthjelluar atë gradualisht, me një vështrim tragjikomik , që do të përfundonte  edhe këtu , me një “eppi  end” të gëzueshm, duke i dhën vlerë edhe policisë vëndase që hetoi ngjarjen. Aktorët proceduan pikërisht në këtë linjë e koncept regjisorial, duke shkuar natyrshëm drejt këtij fundi shlodhës, por mjaft tronditës për peronazhin  kryesor, të cilin aktori Astrit Mamaj e interpreton me vërtetësi, paksa i pështjelluar nga humbja e mëtejshme e kujtesës, derisa më në fund do të bëhej me të vërtetë një pacient real i një Spitali Psiqiatrik. Matilda Avduli e Eliona Thomaraj, , brenda karaktereve të tyre të kundërta, do të krijonin të dyja anët polarizuese, po aq sa edhe Inspektori finok i Lavdimir Abilaliaj e Doktori interesaxhi i Margent Caushit, për ta plotësuar gamën interpretuese me aktorin Jorgaq Tushe në rolin e një Majori pensjonist e të degraduar që shtirret deri në fund  për “ndershmërine” e tij prej grabitësi.  Ndofta, duke qënë brenda një komedie, gjinia do të lejonte ca më tepër lodër, truke, gjetje e situata,  se sa kaq shume  dramacitet hetimor, më tepër shtirrje të personzheve të komplkuar në këtë KOMEDI –TRILLER.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet