
Komiteti Teknik i Ekspertëve kanë vendosur të lënë në fuqi masat anti-Covid në vendin tonë. Gjatë konferencës për mediat, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka informuar se pavarësisht uljes së rasteve ditore, masat anti-Covid do të mbeten të pandryshuara edhe për dy javët në vazhdim.
“Masat e propozuara nga Komitetit Teknik të Ekspertëve kanë dhënë rezultate. Kemi përmirësim të lehtë të situatës. Pavarësisht se kemi një rënie të pozitivitetit të testimit, mendojmë që masat me intensitet të mesëm kanë qenë efikase. Megjithatë pavarësisht këtyre arritjeve situata nuk është aty ku duhet të jemi dhe nuk propozohet asnjë ndryshim masash.
Do mbetet në fuqi ora policore. Do të kemi vazhdimësinë e mësimit online dhe të shkollave të mesme, me përjashtim të maturave, duke u monitoruar në mënyrë të kujdesshme. Dhe fluturimet me Britaninë e Madhe edhe për këto dy javë mbeten të pezulluara. Rekomandohet që të respektohet dhe të ngelet në fuqi vendimi për ndalimin e grumbullimeve, jo më shumë se 10 veta”, -tha Rakacolli.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply