Mbi 50 mijë banorë të Fushë-Krujës pa ujë prej 24 orësh

Prej 24 orësh qyteti i Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth ka mbetur pa ujë të pijshëm.

Sipas Ujësjellësit, mungesa e ujit vjen si pasojë e një defekti në sistemin e pompimit në fshatin Hasan. Problemi në fjalë prek jo pak, por afro 50 mijë banorë të Fushë-Krujës dhe rrethinave.

Defektet me pompat që furnizojnë banorët me ujë janë kthyer shpesh në problematikë për banorët, të cilët nuk lajmërohen më herët.

Të kontaktuar nga mediat drejtues të ujësjellësit thonë se nuk e dinë se sa do i duhet për të rregulluar defektin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet