Mbi 33 mijë të vdekur në përpjekje për të arritur Europën, në listë edhe qindra shqiptarë

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një listë me emrat e mijëra personave që kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në Evropë është publikuar së fundmi nga gazeta gjermane  “Tagesspiegel”.

Në listën numërohen në total 33,293 emra, 33,293 fate, 33,293 të vdekur në aspiratën e përbashkët për të shkelur Europën. Mes listës së të ndjerëve, figurojnë 404 shqiptarë.

Figurojnë aty edhe shtetas marokenë, afganë, jugosllavë, irakenë, iranianë e së fundmi afrikanë të tjerë dhe sirianë. Gjithë lista e kombeve që janë sot në lëvizje masive.

Puna e bërë nga gazeta është e lavdërueshme dhe është një shenjë respekti për të ikurit. Gazeta ka bashkëpunuar me disa ente dhe agjenci për të arritur në këtë finale të lavdërueshme.

UNITED for Intercultural Action, një rrjet me bazë në Amsterdam ka mbledhur të dhënat e listës. Një pjesë e listës e përbërë nga 7,128 raste u ekspozua për herë të parë në vitin 2007 në Amsterdam dhe për 10 vjet është thuasje 5-fishuar.