Mbi 200 nxënës shqiptarë regjistrohen në klasën e re shqipe në Itali (Foto)

Me veshje kombëtare shqiptare, me flamuj kuq e zi e me tortë me simbolin e shqiponjës, dhjetëra nxënës shqiptarë kanë festuar hapjen e klasës së tyre të re.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Bressanone të Italisë dje është hapur një klasë shqipe. Nga shkolla shqipe në Trento kanë njoftuar se më shumë se 200 nxënës janë regjistruar tashmë.

“Me klasën që inauguram sot në Bressanone, kaluam 200 nxënës të regjistruar. Faleminderit të gjithëve, mësues, nxënës dhe sponsorizues”, thuhet në njoftimin e shkollës, përcjell albinfo.ch..

Me këtë klasë të gjuhës shqipe, nxënësit shqiptarë në Itali e kanë një vend më shumë ku mund të mësojnë të flasin dhe shkruajnë gjuhën amtare.

Regjistrimi në këtë klasë ka qenë për fëmijët e moshave 6 deri në15-vjeçare dhe është ofruar falas.


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet