Mbi 100 mijë të infektuar në SHBA, Trump urdhëron General Motros: Prodhoni urgjentisht ventilatorë

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar General Motors që të bëjë ventilatorë për pacientët me koronavirus, pasi sulmoi shefin ekzekutiv të gjigantit të makinave.

Ai solli në kujtesë Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes në epokën e Luftës Koreane, i cili lejon një president të detyrojë kompanitë të bëjnë produkte për mbrojtjen kombëtare.

Trump tha se “GM po harxhonte kohë” dhe veprimi ishte i nevojshëm për të shpëtuar jetën amerikane. Deklarata vjen në një kohë kur numri i të infektuarve në SHBA ka arritur në 104 mijë, numri më i lartë në botë.

Megjithatë SHBA-të qëndrojnë pas Italisë dhe Kinës sa i takon numrit të të vdekurve, me 1.700 të tillë.

Trump kishte thënë më parë se urdhri i mbrojtjes nuk ishte i nevojshëm, sepse kompanitë po konvertonin vullnetarisht operacionet e tyre për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së koronavirusit.

Por të premten në një deklaratë ai tha: “Virusi është shumë urgjent për të lejuar dorëzimin dhe marrjen e procesit të kontraktimit që të vazhdojë të zhvillojë rrjedhën e tij normale.”

Më herët gjatë ditës ai shkroi në “Twitter” se GM kishte ulur numrin e ventilatorëve që ata kishin premtuar të shpërndanin nga 40,000 në 6,000.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet