×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mbetet mister zhdukja e 49 arkave me ‘banane’ në portin e Durrësit, punonjësit: Gjithçka e kemi bërë online

Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për incidentin e ndodhur në sheshin e kontejnerëve, ku rezultoi i hapur një kontejner me banane ardhur nga Ekuadori, brenda të cilit mungonin disa arka me banane. Për këtë ngjarje janë arrestuar 20 persona, punonjës sigurie dhe përfaqësues të kompanisë “Ziko Sh.p.k”, por grupi i hetimit po punon për të zbuluar rolin. Të arrestuarit kanë mohuar të jenë të përfshirë në këtë incident, që prokuroria dyshon se ka të bëjë më trafikimin e kokainës, ndërsa përgjegjësit mund të zbulohen nëpërmjet kamerave të sigurisë që ndodhen të instaluara në portin e Durrësit.

Sipas prokurorisë, vendi ku ndodhej dhe ka qëndruar për tetë ditë kontejneri nuk kapej nga rrezja e kamerave, çka e bën edhe më të vështirë zbulimin e personave që kanë marrë 49 arkat me banane, brenda të cilave dyshohet se kishte kokainë. Agjenti i shitjeve, shtetasi Nazmi Algjata dhe agjenti tjetër i shitjeve të kësaj kompanie, Altin Muhametaj, kanë mohuar të kenë lidhje me hapjen e kontejnerit, duke deklaruar se gjithë porosia është bërë online.

“Gjithçka është bërë online, s’kemi pasur kontakt fizik me kontejnerin. Si mund të kemi hapur kontejnerin ne?! Nëse do ta kishim konstatuar ne kontejnerin të hapur, do ta kishim raportuar ne, sepse ne mbajmë përgjegjësi për ngarkesën. Nëse kemi porositur kaq tonë banane dhe në magazinë mbërrijnë më pak, si e justifikojmë ne?! S’kemi asnjë lidhje me këtë punë”, kanë deklaruar përfaqësues it e kompanisë “Ziko”.

Kontejneri ka mbërritur me datë 8 korrik në portin e Durrësit. Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po i ekzaminojmë ato. Janë shumë orë filmime (të paktën 200 orë), të cilat duan kontrolluar me shumë kujdes.

Tetë ditë para se të kryheshin arrestimet, kontejneri me banane i ardhur nga Ekuadori për llogari të kompanisë së Trifon Muratajt, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qëndruar në portin e Durrësit pa hyrë në skanerin portual. Shkak për këtë është bërë mosmbërritja e porositësit të frutit tropikal. Pas kësaj, punëtorët kanë shkuar për të kryer zhdoganimin e mallit, por rezultoi se kontejneri ishte hapur dhe se mungonin 49 arka me banane. Kontejnerët vulosen me plumb me numrin përkatës serial, por në këtë rast, kanë munguar elementet e sigurisë. Gjatë qëndrimit në pritje për të kaluar procedurën e zhdoganimit dhe për pasojë kalimin në skanerin e portit, është ndërhyrë në kontejner, duke tërhequr arkat me banane, të cilat dyshohet të jenë mbushur me kokainë nga Amerika Latine.

Në dosje thuhet se gjatë kontrollit është vënë re se kutitë mungonin në rreshtat e mesit ndërkohë që mbi to shkruhej “Jumbo Bana King”.

“Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Durrës, më datë 16.07.2022 janë vënë në dijeni nga përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës se gjatë kontrollit të kontejnerit me nr MSCU7328641, me targa AA675RD dhe trailer me targa AA R 109 ju ishin hequr plumbçet e sigurisë gjatë kohës që ai ishte në mbikëqyrje dhe kontroll në vendin ku  ruhen kontejnerit me vend shërbimi nr. 44 dhe nr 44/1.

Më pas është hapur ky kontejner dhe është konstatuar se sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes ishte i ngarkuar me 1200 kuti me mbishkrimin “Jumbo Bana King” të ndara në gjashtë rreshta. Gjatë kontrollit është konstatuar se rreshtat e mesit kishin mungesë dhe zhvendosje të disa kutive, ku mungonin 49 kuti me banane.”, thuhet në dosje.

Gjatë hetimeve janë marrë gjithashtu oraret kur janëë bërë kontrollet dhe punonjësit e sigurisë portuale që kanë qenë në turn në momentin kur dyshohet se janë marrë arkat me banane.

“Nga dokumentacioni i administruar rezulton se e deklaratën doganore nr.R 15038, date 15.7.2022 shoqëria “Zico” sh.a ka deklaruar banane të freskëta të papjekura në sasi 22 800kg.  Nga këqyrja e grafikut të shërbimit të grupeve operative të Forcave të Sigurisë së Autoritetit Portual për datën 08.07.2022-16.07.2022 rezulton se në turnin me orar 19:00-07:00 për datën 08.07.2022 në vendin e shërbimit nr44 Terminali i kontejnerëve dhe nr.44/1 Patrullë tek Terminali i Kontejnerëve kanë qenë në shërbim të punonjësit FSAPD Kastriot Dicka dhe Armando Murataj. Më datë 09. 07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësit e FSAPD.”, thuhet më tej në dosje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

Publikuar më 26.09.2022
Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga B...

Dje, në orët e para të mëngjesit, makina e 27-vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj. Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë […]

Lexo më shumë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

“Jam një grua, një nënë, e krishterë”, kush është Giorgia Meloni që jetë kryeministre e Italisë

Publikuar më 26.09.2022
Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, ësh...

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup […]

Lexo më shumë

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Avokatja myslimane: Të legjitimohet martesa me shumë gra në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2022
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam...

Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë […]

Lexo më shumë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Arrestimi i mjekut të Traumës, kolegu: Edhe unë kam marrë bakshish, s’kam turp, as frikë

Publikuar më 26.09.2022
Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu...

Pas arrestimit me bujë të mjekut të traumës, ka folur kolegu i tij Ilir Allkja i cili  thotë se është e vështirë që të gjesh një doktor në Shqipëri, i cili nuk ka marrë një pagesë për shërbimin mjekësor që ka ofruar. Në emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe […]

Lexo më shumë

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Hakerat zbulojnë pamjet sekrete nga qelitë e policisë dhe të pikave kufitare

Publikuar më 26.09.2022
Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga s...

Hakerat kanë shtënë në dorë të dhëna dhe pamje filmike nga serverat e institucioneve të ndryshme në vend dhe nuk po ndalen së publikuari ato në rrjetin e komunikimit “Telegram”. Sot ata kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe komisariatet në disa qytete të tjera. Në pamjet e nxjerra […]

Lexo më shumë

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Nxënëset e shkollës turke ‘Mehmet Akif’ në protestë para MAS: Jep dorëheqjen Evis Kushi, e mbyte arsimin

Publikuar më 26.09.2022
Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në ...

Nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” kanë dalë këtë të hënë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e Evis Kushit. Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse […]

Lexo më shumë

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

U arrestua për korrupsion, mjeku i Traumës pëson ishemi cerebrale

Publikuar më 26.09.2022
Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e ...

Mjeku Fitim Marku, i cili u arrestua pak ditë në spitalin e Traumës pas mori ryshfet nga një agjent i infiltruar ka pësuar ishemi celebrale në paraburgim. Ai është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekut do t’i komunikohej ditën […]

Lexo më shumë

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Pasi shpalli rekrutimin dhe Rusia është në protesta, Putin “arratiset” në shtëpinë e tij sekrete në fshat

Publikuar më 26.09.2022
Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditsh...

Ndërsa dhjetëra qytete ruse organizojnë protesta të përditshme kundër rekrutimit të parë të vendit pas Luftës së Dytë Botërore,  një gazetar rus ka zbuluar, duke cituar një burim të besueshëm, se Vladimir Putin shkoi me pushime në shtëpinë e tij sekrete menjëherë pas njoftimit “bombë” të mërkurën e kaluar. “Pavarësisht mohimeve nga Kremlini, Putini duket […]

Lexo më shumë