Mbërrin kroçera me 2300 turistë në Sarandë

Ditën e sotme, në Sarandë mbërritën rreth 2360 turistë nga e gjithë bota. Në ndalesën e parë të korcerave të gjigandit MSC, cilësohet si nisja e sezonit turistik në qytetit bregdetar.

Ministria e Turizmit e Prefekturës së Vlorës, pritën turistët të cilët zgjodhën të zbresin në breg. Por shqetësim për drejtuesit e ministrisë së linjës është që rritja e turistëve të mos kthehet në bumerang, ndaj rëndësi e veçantë po i kushtohet standardeve.

Ndërkohë, që Butrinti dhe Syri i Kaltër mbeten destinacionet kryesore të turistëve ditorë që mbërrijnë në Sarandë. Krocera MSC Lirica parashikohet të ankorohet 35 herë në brigjet e Sarandës përgjatë sezonit të ri veror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet