Mbërrin dimri/ Në disa qarqe bie borë, ARRSH: Akset ku duhet të bëni kujdes!

Foto 1 nga 5 Pas Para

Dimri duket se tanimë ka mbërritur, në një kohë që në disa qarqe si Kukës dhe Dibër kanë nisur të bien flokët e para të borës.

Reshjet janë me intensitet të ulët, ndërkohë që rriten në lartësitë mbi 800 m.

ARRSH  bën me dije se në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë trashësia e dëborës ka arritur 10 cm, duke paralajmëruar automjetet që zgjedhin të kalojnë në këtë aks rrugor, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke shmangur aksidentet e mundshme.

“Filluan reshjet e para për këtë vit Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm. Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, – njofton ARRSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet