Mbërrin avioni me 120 shqiptarë të cilët ishin të bllokuar në Itali

Në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni me 120 shqiptarët të cilët ishin bllokuar në Itali janë riatdhesuar në vendin tonë.

Udhëtarët thonë se ndaj tyre janë ndjekur të gjitha protokollet dhe tani, pasi janë kthyer nga shteti italian, ata do të duhet të rrinë 14 ditë të izoluar, për shkak se vijnë nga një zonë shumë e prekur nga koronavirusi.

Sakaq, Ministria bën me dije se operacioni për të bërë të mundur kthimin e shqiptarëve të mbetur në shtete të ndryshme, do të vijojë gjatë gjithë javës nëpërmjet rrugëve tokësore dhe ajrore.

Rikthimi i qytetarëve do të bëhet sipas tre kategorive në të cilat përfshihen:

– Qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në vendet ku ata janë bllokuar

-Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë

-Rastet humanitare.

Bëhet fjalë për një listë të mbyllur prej 1379 personash. Kryeministri Rama sqaroi më parë se do të sillen në Shqipëri vetëm ata persona që kanë ngecur në shtetet e tjera për shkak të mbylljes së kufijve dhe jo shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit dhe në kohën e koronavirusit kujtohen ta kalojnë atë në Shqipëri, me shpresën se vendi ynë nuk është shumë i goditur nga pandemia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet