Mbante armë zjarri në banesë, bashkëfshatarët çojnë në burg 51-vjeçarin

Disa banorë të fshatit Dorëz kanë bërë të mundur arrestimin e një bashkëfshatari, i cili rezultoi të mbante armë zjarri në banesë. Ata kanë denoncuar në polici shtetasin Shaban Hidri dhe pas kontrollit të ushtruar nga autoritetet është konstatuar se 51-vjeçari posedonte armë zjarri të llojeve të ndryshme.

Gjatë kontrollit policia e Librazhdit sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri, 2 automatik dhe 2 pushkë, si dhe 140 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shaban Hidri për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet