Mbani sytë nga qielli, nesër hëna do të bëhet e kuqe! (FOTO)

Në mëngjesin e të mërkurës një ngjarje shumë e përfolur hënore do të ndodhë në qiellin e natës e njohur si “Super Blue Blood Moon”.

Termi “Hënë e Gjakut” përdoret për të përshkruar eklipsin e përgjithshëm hënor, e cila bën që Hëna të marrë ngjyrë të kuqe të errët.

Kjo ndodh kur Toka kalon drejtpërdrejtë midis Diellit dhe Hënës dhe Hëna bie në hijen e planetit tonë.

Kështu Hëna do të shfaqet kryesisht me ngjyrë të kuqërreme.

Të tjera

Abissnet