Mayweather: E tolerova McGregor

Dueli i shekullit i cili u zhvilua më 26 gusht mes boksierit amerikan Floyd Mayëeather dhe atij irlandez Conor McGreogor, është rikthyer sërish në vëmendje. Kjo pasi fituesi i këtij dueli, Mayëeather ka theksuar se ndeshja zgjati deri në raundin e 11 se kështu vendosi ai. Kujtojmë që ndeshja përfundoi në raundin e 11 pasi Mayweather fitoi me nokaut teknik.

“Të gjithë u përpoqn të protestojnë dhe dolën kundër këtij dueli, madje Oscar De La Hoya donte ta ndalte atë. Unë po ju them sot të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Unë e zgjata atë duel, duke e “mbajtur në shpinë” McGregor që ai të bënte figurë të mirë në ring”, tha Mayëeather. Pas këtij takimi, Mayweather fitoi 300 mln dollarë ndërsa McGregor 100 mln.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet