May: Largohem nga detyra mes krenarisë e zhgënjimit

Kryeministrja britanike në largim, Theresa May, tha për BBC se do të largohet nga detyra mes krenarisë dhe zhgënjimit.

Kryetarja e qeverisë tha se kishte arritur shumë në tre vite punë, por ajo shprehet e keqardhur për faktin se do të kishte dashur të bënte më shumë.

Pasi dështoi të bindë Parlamentin për të votuar marrëveshjen e negociuar me BE, tha se nënvlerësoi opozitën ligjvënësve.

“Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur që Brexit-i të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalë ta menaxhojmë atë proces”, deklaroi May.

Më 23 korrik pritet të shpallet edhe kryeministri i ri Britanisë së Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet