Mavraj prezantohet te Arisi, përshëndet në greqisht tifozët (FOTO)

Më në fund mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj është prezantuar në ekipin e ri.

32-vjeçari është prezantuar sot me fanellën e Arisit të Selanikut, që do të jetë “shtëpia” e re.

Mavraj ka postuar në “Instagram” foto me fanellën e re verdhezi, bashkë me disa fjalë greqisht: “Gia sou Thessaloniki! (Përshëndetje Selanik!)”.

Mavraj konsiderohet një mbrojtës i rëndësishëm te Arisi, ku luan edhe shqiptari Migjen Basha.

Kujtojmë që Mavraj ka qenë “shtylla” e kombëtares së Xhani De Biazit përgjatë rrugëtimit për në Evropianin e Francës.

Ai nuk është aktivizuar nga trajneri Panuçi për shkak të minutave të pakta të lojës, por me siguri do të rikthehet në fushë për t’i dhënë kombëtares më shumë siguri në mbrojtje, çka i mungon më së shumti kuqezinjve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet