Matura Shtetërore/ Provimi i Gjuhës së Huaj, çelësi me përgjigjet e sakta

Matura Shtetërore/ Përgjigjet e testit për provimin e parë të detyruar. Skema e vlerësimit për çdo test dhe nivel gjuhe. Testi i ndërtuar në bazë të alternativave, gramatikës dhe zhvillimit të eseve

Enida Vërça

Pas përfundimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës së Huaj, gazeta “Shekulli” zbardh skemën e vlerësimit për çdo test. Në provimin e zhvilluar dje morën pjesë 36 mijë maturantë nga i gjithë vendi. Ata iu nënshtruan testit të detyruar për njohuritë në gjuhën e parë të huaja  e cila mund të ishte anglisht, gjermanisht, frëngjish, italisht ose spanjisht. Të gjithë maturantët iu nënshtruan provimit në 206 shkolla të vendit, ndërsa procesi u shoqërua me masa të rrepta të sigurisë, ku sipas efektivëve, në shërbim kanë qenë rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie. Gjuha e Huaj, Anglisht  është e përbërë nga 2 nivele B1 dhe B2, përkatësisht me 2 variante, A dhe B. Maturantë ditën e djeshme u nënshtruan provimit edhe për gjuhën frënge, e cila sipas skemës së vlerësimit ka pasur vetëm nivelin B2, me 2 variantet përkatëse. Për gjuhën e huaj, gjermanisht niveli ka qenë B1dhe testi është zhvilluar vetëm me një variant për të gjitha maturantët. Skema e vlerësimit për gjuhën italiane, ka qenë e nivelit B2, duke pasur 2 variantet A dhe B, për kandidatët. Në këtë maturë, në testimin e gjuhës së huaj, nuk ka munguar as gjuha spanjolle, e cila është zhvilluar me një variant dhe vetëm me një nivel, atë B1. Testimi i çdo gjuhe të huaj është përbërë nga pyetjet me alternativa, të cilat për çdo përgjigje të saktë, vlerësimi është me një pikë. Po ashtu testimi është i ndërtuar në bazë të gramatikës, ku vlerësimi nis me 5 pikë. Në testim, maturantët kanë pasur edhe një ese, me tematika të ndryshme, bazuar kryesisht në marrëdhëniet personale të maturantëve. Si përshkrimi i marrëdhënies së maturantit me prindërit, mikun e ngushtë etj. Provimi i radhës është në 12 qershor, ai i Gjuhës Shqipe.

Mjediset e provimit dhe vlerësimi i testeve

Sipas kushteve të përcaktuara në udhëzim, testi i gjuhës së huaj që do të jepet si provim i detyruar (D3) do të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë (gjimnazit) trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit do të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të studimeve të shkollës së mesme që maturanti kryen. Lënda që do të jepet si provim i detyruar i gjuhës së huaj, do të përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1 dhe A1Z. Për maturantët e viteve 2014-2018, që kanë rezultuar jokalues në provimin e detyruar të gjuhës së huaj, saktësohet se duhet që ta rijapin sërish këtë provim në këtë maturë.

Kushtet

Mjediset ku do të zhvillohen provimet duhet të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara. Të kenë të instaluara në vende të sigurta bllokuesit e valëve të telefonisë celulare, për të siguruar bllokimin e plotë të tyre. Të jenë të mjaftueshme për të paktën 50 maturantë, përveç rasteve të veçanta. Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidati të jetë jo më pak se 120 cm, në të katër drejtimet. Maturantët/kandidatët duhet të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim. Sipërfaqja që maturanti/kandidati ka në dispozicion për të shkruar është të paktën 40×30 cm. Në ditën e provimit, në qendrat ku zhvillohet provimi, nuk parashikohen veprimtari të tjera. Në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim. Çdo qendër që përzgjidhet për zhvillimin e provimeve, duhet të ketë komunikim me rrugët automobilistike.

Vlerësimi

AKP-ja shpall skemën e vlerësimit të testit, jo më vonë se tri orë pas përfundimit të çdo provimi të Maturës. Vlerësimi i përgjigjeve të maturantit bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë të përshkallëzuar. Sa i takon personave të cilët do të kryejnë vlerësimin e testeve, duhet të plotësojnë një sërë kriteresh. Sipas rregullores kërkohet që këta persona të kenë arsimin përkatës në fushën ku do të kryejnë korrigjimet, të kenë më shumë se 5 vite punë në mësimdhënie në shkollë të mesme, në lëndën që do të korrigjojnë. Të jenë korrektë me punën dhe në vlerësimet e mëparshme të maturës shtetërore, të jenë vlerësuar me “mirë” ose “shumë mirë”, e po ashtu dhe në kualifikimin e fundit të mësuesve, si dhe të jenë të certifikuar si vlerësues dhe të mos kenë konflikt interesi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet