×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Maskat me detyrim në Shqipëri?! Përgjigjet Mira Rakacolli

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, deklaroi këtë pasdite në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan, se vendosja e maskave nga qytetarët shqiptarë në ambiente të mbyllura tashmë është e detyrueshme në të gjitha protokollet.

Rakacolli tha se nëse një biznes gjendet pa maska pas inspektimeve, atëherë ai është objekt penaliteti. Ndërsa për sa i përket vendosjes së maskave me detyrim ligjor, zv. ministrja e Shëndetësisë zbuloi se diçka e tillë po diskutohet në  Komunitetin e Ekspertëve, pasi edhe disa vende në Evropë e kanë vendosur një masë të tillë ligjore.

Rudina Magjistari: Duket sikur në këtë moment është rikthyer edhe njëherë në vëmendje vendosja e maskave, nëse pak më herët fokusoheshim vetëm tek distancat fizike, larja e shpeshtë e duarve, të cilat vazhdojnë të jenë të domosdoshme. Mungesa e maskave edhe tolerohej, kishim herë pas here edhe deklarata ku thuhej që nuk është edhe aq e domosdoshme maska, bëhet dhe pa maskë, mjafton që të jeni në distancë. Duket sikur ditët e fundit është folur shumë për maskën, që të jetë e detyrueshme me ligj mbajtja e maskës. Pse ka ndodhur kjo dhe ju si mendoni, jeni për vendosje të maskës me detyrim ligjor?

Mira Rakacolli: Keni shumë të drejtë në të gjithë këtë koment që bëtë, sepse qëndrimi karshi maskës ka qenë qëndrim i diskutueshëm, ose besoj se të gjithë e kanë ndjekur edhe nga specialistë të ndryshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ju e dini që herë pas here që nga fillimi i epidemisë qëndrimet karshi maskës kanë qenë të ndryshueshme, ashtu siç ju i përshkruat. Në fakt virusi i cili e shkakton sëmundjen e Covid-19 është një virus i ri, është një virus i panjohur dhe kur bëhet fjalë për viruse të rinj edhe të panjohur qoftë në strukturë qoftë në mënyrën se si transmetohet, qoftë në mënyrën se si ato zhvillojnë rrugën e tyre për shkaktimin e sëmundjes është e pranueshme që të ketë edhe qëndrime kontradiktore. Por çdo ditë ne mësojmë më tepër, çdo ditë bëhet më e qartë se çfarë po ndodh, çdo ditë bëhen më të qarta ato njohuritë për virusin dhe për mënyrën e transmetimit, kështu që edhe qëndrimet qartësohen. Për shkak të mënyrës së transmetimit të virusit dhe ju e dini që është shumë i rëndësishëm rruga ajrore e transmetimit të këtij virusi, tashmë nuk ka më dyshim që maska luan një rol shumë të madh mbrojtës. Në këtë muaj janë bërë edhe studime dhe është vënë re që maska mbron mbi 70% dhe jo vetëm maska kirurgjikale, ose maska mjekësore. Nuk po them për atë maskën e thjeshtë kirurgjikale, pa thënë për ato maskat që janë në një nivel më të lartë mbrojtës, por edhe një barrierë.

Rudina Magjistari: Ju do të ishit për një vendosje të maskës në mënyrë të detyrueshme?

Mira Rakacolli: Në momentin që u hapën bizneset, në momentin që u rihap aktiviteti dhe nëpër zyra dhe nëpër institucione, u vendosën protokolle. Në të gjitha protokollet po të lexoni, maska është e detyrueshme dhe besoj se të gjithë e provuam se kur u hapën në fillim, nëpër supermarkete nuk të lejonin të hyje pa vendosur maskën, nuk të linin të hyje pa të matur temperaturën dhe po në ato dyqanet e vogla ndodhte po e njëjta gjë, sot ka filluar një çik sikur ka ndryshuar kjo pjesa, pra maska në njëfarë mase është e detyrueshme nëpër protokolle. Edhe nëse vijnë inspektime dhe nuk të gjejnë me ato, ajo është objekt penaliteti. Praktikisht ajo është. Në rrugë vendosja e maskave në mënyrë të detyrueshme në momentin që ruan distancë, ose je me një person që t’i je i afërt gjithë ditën, kështu që maska nuk është se bën ndonjë punë, nuk ka pse të jetë. Është një problem që ne në Komunitetin e Ekspertëve e diskutojmë, do ketë një vendim të shpejtë nëse do të vendoset ashtu siç e thatë ju në lidhje me qëndrime juridike në ata që nuk do t’a përdorin maskën.

Rudina Magjistari: Po diskutohet diçka e tillë, apo jo?

Mira Rakacolli: Patjetër, ka vende edhe në Europë të cilat e kanë vënë  në mënyrë të detyrueshme dhe kanë vënë edhe vlera të larta gjobash. Për shembull në Itali vlera e gjobës është 400 euro.

Rudina Magjistari: Nëse ti je duke ecur në rrugë pa maskë?

Mira Rakacolli: Jo, nëse ti nuk e mban maskën aty ku duhet të mbahet maska.

Rudina Magjistari: Në ambiente të mbyllura.

Mira Rakacolli: Po në ambiente të mbyllura duhet të mbajtur patjetër, por gjithsesi dua të theksoj, nuk është se të mbron vetëm maska. Duhet edhe maska, duhet edhe të ruhet distanca fizike. Pra janë që të dyja të domosdoshme. Nëse vendos maskën dhe pastaj shkon në autobus dhe rri ngjitur me dikë tjetër, nuk është se maska të ka mbrojtur 100%. Meqenëse më pyetët për qëndrim personal unë në një ambient të mbyllur do t’a vendosja patjetër maskën, por edhe do të ruaja edhe distancën fizike. Nuk do t’i besoja vetëm as njërës as tjetrës. /tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja”, mjekja infeksioniste ka një mesazh për shqiptarët (Video)

“Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja”, mjekja infeksioniste ka një mesazh për shqiptarët (Video)

Publikuar më 10.08.2020
Përmes një video mesazhi, të bërë publik nga ministrja e Shë...

Përmes një video mesazhi, të bërë publik nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mjekja e njohur infeksioniste Nevila Gjermeni ka bërë një apel për qytetarët shqiptarë. Mjekja infeksioniste bën thirrje për shtimin e kujdesit ndaj vetes në këtë periudhë pandemie, pasi sipas saj vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i lehtësojmë […]

Lexo më shumë

Shpërndante heroinë për porositësit, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (Emri)

Shpërndante heroinë për porositësit, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (Emri)

Publikuar më 10.08.2020
Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi gjatë nj...

Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike e llojit heroinë. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Endrit Zeqaj, u arrestua pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike. Mësohet se në rrugën “Asdreni”, është ushtruar kontroll në banesën e […]

Lexo më shumë

Nëna gjendet e pajetë në banesë, policia shoqëron më komisariat djalin. Ja dyshimet e para

Nëna gjendet e pajetë në banesë, policia shoqëron më komisariat djalin. Ja dyshimet e para

Publikuar më 10.08.2020
Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në “Laprakë”...

Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në “Laprakë”, ku jetonte me djalin e saj. Uniformat blu bëjnë me dije se një 67-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në rrugën “Gjon Kastrioti”, ndërsa trupi i të ndjerës është dërguar në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor. Paraprakisht raportohet se […]

Lexo më shumë

COVID-19/ Një dasmë dhe një ceremoni mortore shkak për infektimin e 13 personave

COVID-19/ Një dasmë dhe një ceremoni mortore shkak për infektimin e 13 personave

Publikuar më 09.08.2020
13 raste të reja janë konfirmuar këtë të dielë me COVID-19, ...

13 raste të reja janë konfirmuar këtë të dielë me COVID-19, në Patos, Fier dhe Roskovec. Të gjithë personat që u infektuan e morën virusin në një dasmë dhe në një ceremoni mortore. Nga këto persona, 9 prej tyre të infektuar përkatësisht 8 në Patos dhe 1 në Fier u infektuan në një dasëm në fshatin […]

Lexo më shumë

“Ky është burim i përhapjes së infeksionit”, ministria bën apel qytetarëve

“Ky është burim i përhapjes së infeksionit”, ministria bën apel qytetarëve

Publikuar më 09.08.2020
Një apel nga Ministria e Shëndetësisë është bërë lidhur me n...

Një apel nga Ministria e Shëndetësisë është bërë lidhur me ndalimin e grumbullimeve në dasma dhe ceremoni festive apo mortore, duke i cilësuar burim të përhapjes së infeksioni dhe rikujton edhe thirrjen për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura si dhe respektimin e distancës dhe rregullave të higjienës. “Nisur nga fakti se janë vënë […]

Lexo më shumë

Tiranë/ Gjobë dy restoranteve pasi organizuan dasma, nga 3 milionë lekë secilit

Tiranë/ Gjobë dy restoranteve pasi organizuan dasma, nga 3 milionë lekë secilit

Publikuar më 09.08.2020
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontr...

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet, duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u […]

Lexo më shumë

Koronavirusi në Shqipëri/ Rriten rastet e reja dhe numri i viktimave në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri/ Rriten rastet e reja dhe numri i viktimave në 24 orët e fundit

Publikuar më 09.08.2020
Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 p...

Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona nga COVID-19. Sakaq, nga 561 testime të kryera, janë konfirmuar 136 raste të reja, ndërsa numri i të shëruarve gjatë ditës së fundit është 74. 112 persona janë të shtruar në spital, 18 në terapi intensive, 3 të intubuar. Njoftimi i plotë […]

Lexo më shumë

Patos/ Infektohen 8 persona, ishin në një dasmë

Patos/ Infektohen 8 persona, ishin në një dasmë

Publikuar më 09.08.2020
Koronavirusi vazhdon që të përhapet në Shqipëri, duke infekt...

Koronavirusi vazhdon që të përhapet në Shqipëri, duke infektuar shumë shqiptarë me Covid-19. Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se 8 persona janë infektuar me Covid-19 në Patos. Ata janë infektuar, pasi ishin në një dasmë në Zharrëzh. Zhvillimi i dasmeve këtë periudhë ka qenë problematike. Shpesh herë pronarët e lokaleve kanë marrë gjoba të […]

Lexo më shumë