
Gjykata e Livornos në Itali vendosi në sekuestro pasurinë e 2 sipërmarrësve, njëri prej të cilëve shqiptar, të arrestuar në vitin 2017 për mashtrime me taksat.
Mediat italiane bënë me dije se janë sekuestruar, një vilë, 5 automjeteve (mes tyre një Jaguar), dhe sende të çmuara (përfshirë 10 ora luksoze), apo burime të tjera financiare me një vlerë totale prej 650 mijë eurosh, në pronësi të shtetasit Italian G.Vivaldi, 53 vjeç dhe kunatit të tij shqiptar A. Karamuça, 44 vjeç, të dy banues në Livorno.
Autoritetet hetimore u shprehën se anëtarët e këtyre familjeve kishin një standard shumë të lartë jetese, me blerje luksoze dhe udhëtime jashtë vendit, me një mesatare prej mbi 500.000 eurosh në vit.
Tashmë të arrestuar më 10 maj 2017, të dy ishin aktivë në një sistem mashtrim të hapjes dhe mbylljes së kooperativave të angazhuara në transportim të mallrave, me seli në disa qytete të ndryshme të Italisë.
Hetimet ekonomike të shtrira tek anëtarët e familjes që jetojnë së bashku, treguan një standard shumë të lartë jetese, me blerje luksoze dhe udhëtime jashtë vendit për një mesatare prej mbi 500,000 euro në vit dhe për këtë arsye duke vërejtur ekzistencën e një disproporcioni të konsiderueshëm të të ardhurave të deklaruara (60,000 euro një vit) gjë që provoi se mospërputhja i atribuohej fshehjes së burimeve financiare nga kooperativat.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply